… Lexo më shumëUshtria serbe me 8 Dhjetor 1921 u tërhoq në kufirin e përcaktuar prej konferencës së ambasadorëve, në londër dhe i liruen tokat shqiptare të Dibrës. Me 10 dhjetor 1921 fuqit tona kombëtare hynë në diber, peshkopi e në lume si ngadhnjimtarë tue pasë në ballë komandantin e pergjithshëm Elez isufi dhe Kapiten Ali Rizain, dy burra të çmueshem që meritojne çdo nderim për trimëni, burrërine e atdhedashuni e tregueme kurdoherë e veçanarisht gjatë kohës kritike që vazhdoi lufta.
Kategori: AKTUALITET
Vjeshtë në Dibër
Rriten prodhimet, por tregu vazhdon të jetë problem
Nga Osman Xhili
Vjeshta ka kohë që ka ardhur dhe njerëzit rendin të vjelin e të grumbullojnë prodhimet e stinës. Një pjesë frutash ka muaj që i kanë mbledhur si qershitë,vishnjat, kumbullat, apo ndonjë mollë të hershme verore. Tashmë është radha e mollës, rrushit, arroreve dhe ndonjë tjetër, që në fakt përbëjnë dhe pjesën më të madhe të tyre.
Të thuash të vërtetën, ky vit ka qenë i mbarë me prodhime.…
Moratoriumi nuk e ndal masakrën e motorsharrave në pyjet shqiptare
Nga Hysen Likdisha | BIRN | Bulqizë
Procedimet e pakta penale dhe mungesa e akteve nënligjore nuk e ka ndaluar shpyllëzimin në qarkun e Dibrës, ku ekspertët paralajmërojnë se masakra ndaj pyjeve nuk do të ndalojë pa diversifikimin e burimeve energjetike.
Me 7 shator 2019, Rolandi ishte ulur me dy shokë në një kafe-karburant buzë rruge në Bulqizë, kur përpara tij ndaloi një kamion i mbushur me trungje ahu të prerë në pyll.…
Kompania Bio-Trofta në Arras, pas humbjes prej 300 mijë USD në rezervatin e peshkut, humb edhe gjyqin
Nga Hysen LIKDISHA
Gjykata e Dibrës, pas rreth 5 vitesh, zbardh vendimin për zgjidhjen e konfliktit mes kompanisë Bio-Trofta Dibër dhe asaj të HEC “Balkan Green-Energy”, të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta, për bizneset e tyre.
Pas një zvarritje prej rreth 5 vitesh, më në fund Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me Vendimin nr.208 datë 09.06.2021, ka zbardhur vendimin, për zgjidhjen e konfliktit, mes një kompanie të kultivimit të peshkut, Bio-Trofta Dibër, mbi lumin Seta dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy” (BGE), te cilat shfrytëzon ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre.…
Udhëtim në peizazhet e Gjarecës
Nga Selman Meziu
Pasdite gushti. Dielli po i afrohej përvëlues vargmalit të Runjës. Me ato njollat bukuroshe të pyjeve të ahut, sikur t’i kishte vendosur ndonjë arkitekt peizazhist. Megjithëse, njeriu edhe atje, ka filluar me i zhgarravit ato. Më duhet të le udhën majtas. E të ngjitem djathtas. Çuditërisht para pak vitesh ajo vazhdonte rrafsh. Ndërsa tani në ngjitje dhe e gërryer nga shirat.…
Familja Hoxha e Grazhdanit
Nga Neki Osmani \ Osman Xhili
Historia shqiptare dhe ajo e Dibrës në mënyrë të veçantë, ka kaluar në periudha tejet të vështira. Njëra prej tyre, padyshim që do të ishin vitet 1913 deri më 1920, që përkojnë me mësymjet e shpeshta serbe, për të marrë Dibrën, e më pas për të dalë në zemër të Shqipërisë. Bilancet janë tronditëse dhe që ngelen gjatë në kujtesë.…
Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë
Nga Halil RAMA
Gjon Muzaka që në shekullin e 16-të ka lënë si testament: “Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe quhet Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra të quajtura Sinë dhe Gardh i Poshtëm…” (Gardhi i Poshtëm ndodhet në Muhurr)
Librin “Origjina dibrane e Skënderbeut” (Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë) të autorit Besnik Selman Kebej, që është një studim vërtetë shkencor, ndër të tjera e bën të besueshëm një referencë nga historianët e mirënjohur, prof.Stafanaq…
Udhëtim dinjitoz ndër vite me Hakiun
Nga Selman Mëziu
Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.…
Lexo më shumëNjë kujtim për dom Nikollë Mazrekun nga Sefedin Juniku (Peshkopi)
Me 22 dhjetor 1969, pas tetë vjetëve burg politik (1961 – 1969) u lirova nga burgu në Reps, tregon Sefedini. Aty punohej për ngritjen e fabrikës së pasurimit të bakrit. Të gjithë të burgosurit dolëm në punë. Dom Nikolla ishte i sëmurë dhe e kishte tensionin shumë të lartë, 280 – 300. Ishte në koma. Është shumë sëmurë më tha një shok.…
Lexo më shumë“Skavica, një ëndërr që ka nisur për t’u bërë realitet”
… Lexo më shumëNeil Wilkinson, Drejtori teknik i Skavicës: “Në këtë luginë të bukur është vendi ku Skavica do të ndërtohet. Në këto momente jemi në procesin e kryerjes së studimeve, për të përcaktuar se ku do të jetë me saktësi vendndodhja e digës. Përtej kodrave do të kryhen studime të mëtejshme për të kuptuar madhësinë e rezervuarit, por edhe për të kuptuar limitet mjedisore që mund të ketë vetë.