
Elegji Abdurahim Ashiku
Ata, Resmia dhe Hajriu,
sot janë përsëri bashkë…
Resmie Hoxha (Kaba)
Hajri Hoxha, Hoxhvogli…
Në tjetër botë,
Në tjetër jetë…
Larg djemve,
Ndriçimit e Maksit
Larg vajzës,
Anetës tej oqeanit
Nipërve, mbesave…
Miqve, shokëve,
Bashkëluftëtarëve…
Sot, në orën tre pasdite,
10 Shtator 2021
Resmie Hoxha ikën,
mes dhimbjesh…
mes lotësh,
mbledhur e derdhur
në grushtin njerëzor…
Thonë se:
Kur njeriu ikën,
pa djegë,
kur atë e përcjellin
fëmijët, nipërit, mbesat…
Shkon i lumtur…
Kështu iku
Hajri Hoxha (Hoxhvogli),
Një vit më parë…
Kështu iku sot,
Resmie Hoxha (Kaba)…
Takoje Hajriun
Dhe i thuaj:
Ju duam shumë…
Lamtumirë…
Një fotografi,
nga arkivi familjar…
Të dy bashkë
me mall e dashuri,
po ua përcjell,
miqve, shokëve,
bashkëluftëtarëve,
atyre që u deshën
DHE JU DUAN…
Mali i Robit, 10 shtator 2021…

E kush mund ta refuzonte një ftesë zemre, për të vizituar disa atraksione të turizmit malor në Kosovë dhe në Shqipëri? Dy miqtë e mi të nderuar Izet Shulku dhe Lulzim Plaku e kishin menduar mirë e bukur programin e udhëtimit tonë dhe nuk na ngelej tjetër, vetëm se për ta zbatuar atë. Paketa e kësaj fundjave, në këtë fund korriku përfshinte një vizitë në Pejë të Kosovës dhe një tjetër në Valbonë të Tropojës.…
Rrënjët e kësaj familje janë në fshatin Shtushnje të Dibrës tonë, ashtu siç janë dhe të shumë familjeve të tjera. Mbiemrat Pocesta, Kllobçishta, Dovolani, Maqëllara, Erebara, Grezhdani e shumë të tjera si këto, tregojnë qartë fshatrat nga janë larguar këto fise e janë ngulur në Dibër të Madhe, ku jetojnë dhe sot e kësaj dite.
Ulind me 21 dhjetor 1933 në Durrës, ndërsa i ati, Xhelili ka lindur dhe është rritur në Reç të Dibrës. Në vitet 1955-1960 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1961, menjëherë pas përfundimit të studimeve, për rezultatet e larta të arritura në këto studime, u emërua as/pedagog në lëndën e Anatomisë Normale, pas një peripecie paraprake që lidhej me emërimin e tij fillestar në Kardiologji.…
Të shkruash për një bijë luriane që u nda nga jeta në një moshë ende të re, me gjurmë të lëna në kujtesën e lurianëve dhe jo lurianëve, është obligim dhe dhimbje, pasi për të duhet të flasim në kohën e shkuar. Ajo la pas një vepër dinjitoze në karrierën e saj ushtarake, la gjurmë fisnikërie për njerëzit që e deshën dhe e çmonin për atë që ajo ishte dhe për çfarë përcillte si mesazh me jetën e saj.…
Në gazetën “Rruga e Arbërit”, korrik 2009, jemi njohur me veprimtaritë në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës dhe me materialet në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Kongresit të Dibrës.