Në vend të hyrjes
Në gazetën “Rruga e Arbërit”, korrik 2009, jemi njohur me veprimtaritë në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës dhe me materialet në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Kongresit të Dibrës.
Atëherë kam lexuar dhe një kumtesë të Mr. Ruzhdi Lata, me temën “Kontributi i Qenan Manastirliut në Kongresin e Dibrës”. Autori shkruan: “Veprës së Qenan Manastirliut i ka bërë një studim të veçantë Haki Sharofi, por këtij libri i referohen gati tërë historiografët që janë marrë me këtë ngjarje historike…” Mr.…
Lexo më shumë
Sami Gonxhe lindi në vitin 1893 në qytetin e Dibrës së Madhe. Babai tij, Hafëz Raif Gonxhja, ka qenë një hoxhë erudit, ndërsa nëna e tij, Habibja, ishte bijë e latifondistit Ismail Kurt Aga Dovolani (Dagleri).
Këshilli Bashkiak i Bulqizës ka nderuar me titullin “Qytetar nderi” dy mjekët e njohur, Alma Cani dhe Edmond Puca, për kontributin e tyre në fushën e mjekësisë, kryesisht gjatë periudhës së pandemisë.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”, zotin Muharrem Gjoka, president i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”. Vetë motivacioni që mban dekorata: “Në vlerësim të veprimtarisë dhe mbështetjes së shumanshme në lartësimin e kulturës kombëtare, vlerave atdhetare, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare, veçanërisht asaj dibrane, si dhe të kontributit të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e vendit”, është vlerësimi më objektiv i rolit të këtij personaliteti dibran.…