Nga MEVLUD BUCI
Poet, studiues, publicist.
Koha dhe jeta, njerëzit dhe traditat, bëmat dhe vlerat, sikur blerojnë, ato nuk vyshken, sepse gjurmët rrezatojnë, ndaj kurdoherë mbeten frymëzim për brezat. Madhështia, thjeshtësia, provat, përkushtimi, shembëllimi dhe nderimi për popullin, për detyrën e besuar, ngjajnë me mineralet, kurrë nuk treten. Lura (bajrak), Lura e besës dhe e qëndresës, e bijve për liri e për flamur, e “300 nuseve me duvak”, u flet kohërave me gjurmët e atyre që jetojnë në altarin e lirisë.…

E kush mund ta refuzonte një ftesë zemre, për të vizituar disa atraksione të turizmit malor në Kosovë dhe në Shqipëri? Dy miqtë e mi të nderuar Izet Shulku dhe Lulzim Plaku e kishin menduar mirë e bukur programin e udhëtimit tonë dhe nuk na ngelej tjetër, vetëm se për ta zbatuar atë. Paketa e kësaj fundjave, në këtë fund korriku përfshinte një vizitë në Pejë të Kosovës dhe një tjetër në Valbonë të Tropojës.…
Rrënjët e kësaj familje janë në fshatin Shtushnje të Dibrës tonë, ashtu siç janë dhe të shumë familjeve të tjera. Mbiemrat Pocesta, Kllobçishta, Dovolani, Maqëllara, Erebara, Grezhdani e shumë të tjera si këto, tregojnë qartë fshatrat nga janë larguar këto fise e janë ngulur në Dibër të Madhe, ku jetojnë dhe sot e kësaj dite.
Ulind me 21 dhjetor 1933 në Durrës, ndërsa i ati, Xhelili ka lindur dhe është rritur në Reç të Dibrës. Në vitet 1955-1960 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1961, menjëherë pas përfundimit të studimeve, për rezultatet e larta të arritura në këto studime, u emërua as/pedagog në lëndën e Anatomisë Normale, pas një peripecie paraprake që lidhej me emërimin e tij fillestar në Kardiologji.…
Të shkruash për një bijë luriane që u nda nga jeta në një moshë ende të re, me gjurmë të lëna në kujtesën e lurianëve dhe jo lurianëve, është obligim dhe dhimbje, pasi për të duhet të flasim në kohën e shkuar. Ajo la pas një vepër dinjitoze në karrierën e saj ushtarake, la gjurmë fisnikërie për njerëzit që e deshën dhe e çmonin për atë që ajo ishte dhe për çfarë përcillte si mesazh me jetën e saj.…
Në gazetën “Rruga e Arbërit”, korrik 2009, jemi njohur me veprimtaritë në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës dhe me materialet në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Kongresit të Dibrës.