Dua të flas për Gurrën e Kovashicës, që bashkë me kujtimet, aty është ndërtuar edhe një biznes i mrekullueshëm, si Trofta e Kovashicës, me një kontribut të madh dhe të fuqishëm të djalit të këtij vendi, Sokol Shtrezi.
Pas magjisë me gurrën e Kovashicës, Sokoli ka ngritur një biznes tashmë në kryeqytetin e vendit, “Fish line”, një restorant peshku, që brenda ka edhe pak Kovashicë, pak Dibër në zemër të Tiranës, për vendas dhe të huaj.…
Kategori: AKTUALITET
Menduh Jegeni zgjidhet kryetar i shoqatës “Oda Dibrane” – Shkup
“Oda Dibrane” në Shkup vlerëson punën e ish-kryetarit, Ismail Krifcës, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë
Shoqata “Bashkësia Dibrane” i ka dërguar një mesazh urimi shoqatës “Oda Dibrane” në Shkup, me rastin e zgjedhjeve të reja në këtë shoqatë dhe i fton drejtuesit e ri të bashkëpunojnë në aktivitete historiko-shkencore, kulturore, artistike dhe jubilare.
Shoqata “Bashkësia Dibrane” i ka dërguar një mesazh urimi shoqatës “Oda Dibrane” në Shkup, me rastin e zgjedhjeve të reja në këtë shoqatë.…
A ka shkëmb graniti në sheshin “Skënderbej”?
Nuk vura re në shesh blloqe graniti nga Mali i Korabit… Mungonin përfaqësuesit e blloqeve të mermerit nga Korabi, me tregues fiziko – mekanik cilësorë e me larmi ngjyrash. Janë nga më të mirët e vendit tonë e më gjërë, sidomos ato të vendburimit të varrosur të Përroit të Veleshicës… Nuk shikuam në shesh as ndonjë bllok magmatik të llojit bazik, gabrodiabaz nga Mali i Sorokolit… As nga Lura, e cila është mjaftë e pasur me lloje të shumta shkëmbinjësh, sidomos me ultrabazikë nga më cilësorët si dhe, zonën e Selishtës, zonën e Reçit, zonën e Gramës, Grykën e Lumit të Setës, Malin e Kërçinit dhe, vendosjen e një kristali të madh Gjipsi të lloit Selenit nga Vendburimi Radika, i njohur në të gjithë Evropën, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Dibrës, në Maqedoninë e Veriut.…
Jo thjesht një letër malli nga Nazmi Koçi…
Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: “Dibra e Shkodra janë një vëlla”. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri.…
Lexo më shumëNjë paqetë cigare e një kile kafe…
1. – E THËNË…
Është e thënë dhe e përsëritur sa herë bie shi…
…Dy shokë ia kishin marrë udhës në këmbë.Njeri kishte një çantë në krah e një ombrellë që e ngulte dhe e shultë në tokë si bastun. Tjetri ishte me duar në xhepa. Një re e zezë kapi kupën e qiellit, e pa numëruar deri në dhjetë, ia behu një shi me shtamba.…
As në vdekje nuk jemi të barabartë!
… Lexo më shumëA ka fakt më domethënës se ky raport zyrtar, i lëshuar më 11 janar 2021?! As në vdekje nuk jemi të barabartë, o Zot! Zyrtarisht jo. As në komunat me shumicë shqiptare. Po të ndodhte kështu me serbin në Kosovë do të shkonte puna deri në OKB!
Që në RMV nuk është zgjidhur ende problemi i statusit të gjuhës shqipe, fajin e kanë në radhë të parë partitë politike shqiptare në këtë shtet, të cilat nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 e deri më sot, pra plot tridhjetë vjet, participojnë në pushtet, por as shteti amë, Republika e Shqipërisë, nuk është pa faj, e as “shteti i dytë shqiptar në Ballkan”, Republika e Kosovës, nuk mund të amnistohet krejtësisht.
Riza Shehu, misionari i hapjes së shkollave shqipe në Zerqan
Riza Shehu, me punën dhe veprën e tij edhe pse punoi e vrapoi plot vrull, pasion e përkushtim, si një misionar i vërtetë, në mësimin e gjuhës dhe hapjen e shkollave shqipe, si dhe çështjen kombëtare shqiptare, mbeti i harruar dhe i pavlerësuar nga regjimi komunist, por edhe pas ’90 me ardhjen e demokracisë?! Kjo heshtje absurde dhe e pajustifikuar, çuditërisht vijon edhe në ditët e sotme, pas 30 vitesh demokraci…
‘Porta e madhe’ e familjes së shehelerëve të Zerqanit, ne fillimshekullin e XX, nxorri mjaft pinjollë të saj që vijuan rrugën e të parëve të Teqesë së Zerqanit, Sheh Mustafës dhe Sheh Sulës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, për liri e pavarësi të atdheut.…
Lexo më shumëMaqellara, dikur “hambari” i Dibrës, sot qindra hektarë tokë lihen djerrë
Njësia Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër njësitë më të mëdha në vendin tonë, që numëron rreth 14 mijë banorë. Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet kjo njësi administrative me fshatrat e saj, ka qenë dikur prodhuesja më e madhe e produkteve bujqësore. Fusha e Maqellarës, e rrethuar me burime ujore nga të katër anët, përfshirë lumin Drin i Zi, njihej për prodhim të jashtëzakonshëm para viteve 90-të.…
Lexo më shumë“Agrinet Albania“, mbi 10 vjet ndihmë për fermerët e Maqellarës
Ishte vërtet fat e mirësi për fermerët e Maqellarës, që të binin në kontakt me stafin e mrekullueshëm të fondacionit “Agrinet Albania”, me qendër në qytetin e Korçës. Historia nisi këtu e dhjetë vite të shkuara, në takimet që organizonte agrobiznesi shqiptar. Fillimisht ishin lidhje të brishta, takime me dy tre fermerë, që më vonë u shpeshtuan, për të lidhur një miqësi që nuk do të shuhej më.…
Lexo më shumëÇfarë të hamë kur sëmuremi?
Nga Hajredin Toca*
Individi në veçanti duhet ta konsiderojë ushqimin si një pjesë të rëndësishme të veprimeve të tij për mbrojtjen e shëndetit. Dhe akoma më në dilemë të ushqyerit bëhet në këtë kohë pandemie, kur jemi me shenjat e Covid-19.
Gjithkush kur sëmuret matet shumë çfarë të hajë. Tek çdo ushqim i sëmuri ka një dyshim nëse i bën mirë apo jo.…
Lexo më shumë