Dhjetra vite ma parë, nga vitet shtatëdhjetë, atëherë djalosh i ri e krejt ëndra për jetën, Ferit Ferati e la Sllovën, vendlindjen e tij të bukur dhe u shpërngul përfundimisht në metropolin shqiptar, Tiranë, me punë dhe shtëpi, një ëndërr e shumë prej djemve të Ujemujës në ato vite. Shumë kush foli si nën zë:”Feriti iku, na e ktheu shpinën, nuk do të kthehet më kurrë”.…
Kategori: AKTUALITET
Martirët e Dibrës së Madhe
Nga Uran Butka
Tofik Jegeni
Masakra e mesnatës së 26 shkurtit 1951 në Tiranë është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit, një plojë e pashembullt i terrorizmit shtetëror dhe njëherësh akti më antiligjor dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj.
Pse?
Së pari, koha kur u realizua masakra ishte momenti i kalimit nga dominanca e plotë politike jugosllave, në vartësinë e plotë sovjetike të Shqipërisë.…
Aqif Ymeri, nëpër dritë e mirësi…
Në fillimars, pas një sëmundje të rëndë, që e mundoi nëpër vite, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, Aqif Ymeri: mësues i talentuar i matematikës, studjues në fusha të ndryshme të dijes dhe pasionant i vlerave trashëgimore të krahinës së Matit, veçanërisht zonës së Klosit, dëshmuar kjo në disa vepra studimore.
Po kush ishte Aqif Ymeri? U lind në kullën trekatëshe të Ymerajve në lagjen Tanushë të fshatit-Fshat të Klosit, i cili shtrihet në shpatet verilindore të malit, ku prej qindra vitesh qëndron kështjella e Petralbës, një fortesë e qëndresës dhe rezidencë familjare e Gjon dhe Gjergj Kastriotit.…
Ndahet nga jeta prof. Hiqmet Gonxhja, veterani i Inxhinierisë Shqiptare
Prof. Hiqmet Gonxhja, veteran i Inxhinierisë Shqiptare, pedagogu më i moshuar i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran në Tiranë, nuk jeton më.
Prof. Hiqmet Gonxhja u nda nga kjo jetë në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një kontribut të madh në fushën e shkencave inxhinierike, publicistike dhe traktateve shkencore. Nga dora e tij janë kryer me qindra studime teknike, të kërkimit dhe zbulimit gjeologjike e gjeofizike, në terrenet më të vështira malore të Shqipërisë.…
Nuk mund të mbulojë harresa Rustem Devën
Blija karamele zana në dyqanin e Hysen Devës, kur isha cullak. Ndërsa Llan Devën trupmadh, veshur me tirqe të bardha e me gjetana të zes, xhamadan leshi, brez të kuq mbështjellë për mesi me kësulën e bardhë si borë bjeshke. Ndërsa Rustemin e ri, trupgjatë, fytyrëhequr, bardhosh, paksa të zgjatur, veshur pastër, elegant, hijshëm, siç i kishin hije një mësuesi. E më vonë funksionar partie në Peshkopi e fshatra të ndryshme të Dibrës së Poshtme.…
HEC Skavica, qeveria po punon për të ndërtuar variantin me digën më të lartë
… Lexo më shumëBenet Beci: Projekti i Hidrocentralit të Skavicës do të jetë një investim publik. I vendosur në rrjedhën e sipërme të HEC-eve ekzistuese të kaskadës së lumit Drin dhe do të ketë ndikim në operimin e të gjithë kaskadës. Në këtë mënyrë është shumë e dobishme për vendin dhe sistemin tonë elektroenergjetik që ky projekt të jetë një investim publik.
“Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nuk do të ketë vetëm efekte negative në mjedis, ekosistem dhe në popullsinë e zonës ku do të krijohet rezervuari, por do të ketë edhe shumë efekte pozitive në këtë zonë, madje efektet pozitive do të jenë dominuese.
Aktualitet nga qyteti i kromit
Bulqizë, minatori 49 vjeçar humb jetën në galerinë e kromit
24 shkurt 2021. Një 49-vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh në galerinë e kromit të kompanisë “Kaci shpk” në Zonën D të minierës së Bulqizës. Sipas Drejtorisë Vendore të Poliisë në Dibër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10. ”Në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F.…
Lexo më shumë
Aksidentet e pahetuara rrisin pasigurinë në minierën e Bulqizës
Nga Sami Curri
Bilancit tragjik të aksidenteve në miniera iu shtuan pesë të vdekur dhe 28 të plagosur gjatë vitit 2020, por vetëm gjysma e rasteve u inspektuan dhe hetuan nga AKSEM – një praktikë që sipas ekspertëve rrit pasigurinë në punë dhe krijon terren për fatalitete.
Mëngjesin e 21 janarit, gjatë një shpërthimi të programuar eksplozivi në galerinë e kromit në Bulqizë, zjarrmëtari me inicialet B.C…
Lexo më shumëDenisi, blegtori i ri, me ide të reja dhe punë arrin suksesin
As vetë ai nuk e kishte menduar se do të bëhej një blegtor i tillë, aq i pasionuar. Jo se i mungonte fuqia dhe vullneti, por mendonte që fuqinë dhe energjinë e tij do ti kanalizonte në një drejtim tjetër. Fare mirë mund ti bashkëngjitej babait të tij, bletarit të shquar Haxhi Miftarit, në udhën e bukur që kishin nisur dekada më parë.…
Pensionisti që bën punë të mëdha
Blegtori i ri Denis Miftari e ka shtruar rrugëtimin e tij të jetës, përmes një biznesi, që e dashuron dhe i fali vitet e tij më të bukura. Nga zemra na del një urim i sinqertë për njeriun e punës, për të patur sa më shumë suksese e të ardhura për familjen e tij.
Mensur Shehu, nga Dohoshishti i Dibrës, po u drejtohet të tetëdhjetave, por shpirtin e ka akoma të ri, trupin të fortë e zemrën të dhembshur për të bërë punë në dobi të komunitetit e të shoqërisë.…