Ishte vërtet fat e mirësi për fermerët e Maqellarës, që të binin në kontakt me stafin e mrekullueshëm të fondacionit “Agrinet Albania”, me qendër në qytetin e Korçës. Historia nisi këtu e dhjetë vite të shkuara, në takimet që organizonte agrobiznesi shqiptar. Fillimisht ishin lidhje të brishta, takime me dy tre fermerë, që më vonë u shpeshtuan, për të lidhur një miqësi që nuk do të shuhej më.…
Lexo më shumë
Ike mik, ike…
Unë përpiqem të shkruaj për njerëzit, kur janë gjallë e shëndoshë, por për ty nuk munda. Kërkoj ndjesë, miku dhe kolegu im, ndaj dua që nëpërmjet këtyre pak rreshtave të shpreh një mirënjohje, jo vetëm timen, por dhe të shumë miqve të tjerë për ato vlera, që tregove në jetë. Nuk le shumë pasuri pas, siç nuk lënë në përgjithësi njerëzit e ditur, por na le një pasuri të një lloji tjetër, shumëfish më me vlera se ajo e para, qe konvertohet në lekë dhe në euro.…
“Dashamirësia dhe ëmbëlsia me familjarët, fëmijët, miqtë dhe shokët, ishin mesazhet më të bukura të Besnikut, të cilat i shprehu deri në fundin e jetës së tij.”