Takim i paralajmëruar
Vite më parë një grup intelektualësh dhe krijuesish nga Shumbati e kishin planifikuar të organizonin një veprimtari me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Shumbatit.
Vajza e vogël e Hasan Lekës, Elona, na nxiti që takimin e dikurshëm ta zhvillonim pikërisht në kuadrin e muajt të letërsisë. Në këtë nismë të bukur nuk ishin vetëm krijuesit e Shumbatit, por edhe intelektualë e biznesmenë që kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.…

Ai ka dalë tani në pension, por mua më duket ende ai nxënësi i pjekur i ish Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas në vitin 1968, ku unë nisa karrierën time si mësues i matematikës por që i shoqëroja nxënësit bashkë me inxhinier Luanin nëpër marshuta në zonat minerale të Pishkashit, Bushtricës, Katjelit, Gurit të Kuq, Çervenakës etj. Mandej student në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave ku unë gjithashtu dhashë mësime matematike disa vjet.…