Një gjyq mes kompanisë së kultivimit të peshkut Bio-Trofta në Dibër dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy”(BGE), të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta për bizneset e tyre zgjat prej gati dy vjetësh pa zgjidhje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër.
Gjykimi filloi pas një padie të Bio Troftës ndaj BGE për një dëm në vlerën 300 mijë euro në dhjetor 2016 dhe është është ende larg përfundimit.…
Kategori: AKTUALITET
Sali Jakup Hoxha – njeriu i kontributeve dhe sakrificave
Krahina e Matit, përveç veçorive dalluese fiziko-gjeografike, përbën dhe veçorinë dalluese të familjes së madhe patriarkale me shumë frymë. E tillë familje ka qenë dhe ajo e Jakup Hoxhës në fshatin Gërman në rrethin e Matit, me mbi 40 frymë. Në gjirin e kësaj famije bën pjesë edhe Saliu, i cili ishte djali i parafundit i Jakupit (Pas Hamitit, Mehmetit, Isufit, vetë Saliu dhe i fundmi, Xhemali) si dhe i tri motrave (Zela, Fatimja dhe Lutfija), gjithsej 8 fëmijë që përbënin këtë familje të madhe.…
Lexo më shumëLLIXHAT – PPP: privatizim, protesta, politikë
… Lexo më shumëProtesta e përfaqësuesve të shërbimit hotelerik dhe bizneseve familjare që jetojnë rreth e rrotull kompleksit të llixhave në Peshkopi nxorën në pah një proces të dyshimtë korruptiv në lidhje me marrjen në përdorim të ujërave termale.
Bashkia Dibër, megjithëse ka në pronësi kompleksin e llixhave, nuk ka ushtruar kompetencat ligjore për marrjen në përdorim të ujit.
Në dokumentet e disponueshme deri më tani nga redaksia apo të bëra publike nuk është e qartë nëse kompania po kërkon marrjen e kompleksit të llixhave apo marrjen e ujit në hyrje/dalje të kompleksit dhe po planifikon ndërtimin e një kompleksi të ri.
Kur populli të ngre këngë, veprat dhe emri nuk shuhen kurrë
Nëse ndodhesh në fshatin Urxallë, të Njësisë Administrative Macukull, Bashkia Mat dhe kërkon të njohësh figurë të historisë si atdhetar e patriot, menjëherë bashkëbiseduesi vendas të prezanton emrin e Shahin Toçit. Kjo situatë të ndodh edhe në fshatin tradicional, Macukull, ku dikur fshati Urxallë administrativisht ka qenë lagje e tij. Sigurisht, lista e atdhetarëve dhe e patriotëve të dëgjuar në këto fshatra është e gjatë, por ajo “shkurtohet” në një ku në memorien popullore ekziston emri i Shahin Toçit.…
Lexo më shumëEdlira Haxhiymeri, Pedagogia e përkushtuar për arsimin dhe shoqërinë
Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe nuk mund të kalojë pa shkruar për një prej emrave më të njohur, më të dashur dhe më të respektuar në fushën e mësimdhënies, prof. Edlira Haxhiymerin. Mbi tridhjetë vite në mësimdhënie si pedagoge, studiuese e sot pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale nuk është pak.…
Lexo më shumëNjeriu që zgjonte shatërvanë…
Nga fotoarkivi i gazetarit
Ai iku duke lënë pas një emër me germa të mëdha: BAJRAM STOJKU.
Mbase, në nderin e tij, Këshilli Bashkiak i Dibrës, Rrugën e Stojkeve, siç emërtohet në gjeografinë e përditshme të banorëve të qytetit të Peshkopisë, autoktone me histori brezash trimërie e përkushtimi atdhetarë do ta përjetësojë me emrin “RRUGA BAJRAM STOJKU”…

<br>Do të shkrihen në NJË e kaluara dhe e sotmja…
Unë e propozoj, nga larg në mërgim…
E kërkova në arkivin tim fotografik:
Të pasur në ato që kam fiksuar ndër vite…
Të varfër në ato që në udhëtimin tim larg e larg humbën për të mos u bashkuar kurrë…
Kërkova shumë…
E gjeta në një portret të 9 tetorit 2007…
E gjeta në një duet fotografik të po asaj dite…
Unë dhe Ai…
Ishim ulur në një lokal në hollin e ish Shtëpisë së Kulturës.…
Roli i komunitetit në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve bashkiake
Të menaxhosh pyjet është një imperativ i kohës, është të duash natyrën, por në rradhë të parë të duash veten dhe shoqërinë. Parku kombëtar Korab – Koritnik përmbledh në vetvete mbi 50 mijë hektarë, nga të cilët, mbi 20 mijë janë në qarkun e Dibrës. Kjo sipërfaqe masive e mrekullueshme fillon me fshatin e Kllopishtit, në pjesën juglindore, në kufi me Maqedoninë dhe përfundon në Tejzë e Radomirë, duke folur gjithmonë për pjesën e Dibrës.…
Lexo më shumëDr. Ahmet Alliu
Ditët e fundit te Marsit, familjarët, shokët dhe miqtë nga Dibra, Tirana dhe e gjithë Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej mjekëve më të shquar të Dibrës, shokut, mikut, kolegut, prindit dhe familjarit shembullor, njeriut tonë të dashur, Dr. Ahmet Alliut.
Do të duhej atë ditë të ishim mbledhur për ditëlindjen e tij, pasi ai u lind me 25 mars të vitit 1933, plot 86 vjet më parë, në familjen e Ramadan Alliut në fshatin Strikçan të Dibrës.…
Pse jo dhe varret…
Ndarje! Ikje e trishtueme! Vargonj në shpirtrat e mësonjëtoreve. Balta, qelizat e saja të kalbëzueme prej përbindëshave njerëz. Nga afshi i poreve të saj, shteroi vlaga e jetës. U tha. U mpiks. Ngriu në akull të qelqtë. Rinimi i gjallesës njeri u mavijos. Dikush i mëshonte varfërisë. Të tjerë, shkretimit. Varrmihësit e vetvetes. Me shumë ngadalë. Por e mbushur me lëngëzimin e helmt, të idhët, të neveritshëm.…
Lexo më shumë2018, një vit me prodhim, por pa treg
Iku edhe një vit. Në fund të tij, secili bën një analizë të thjeshtë: çfarë bëri, çfarë dha, çfarë mori, çfarë fitoi e çfarë humbi. E thënë në aspektin ekonomik, finalja e gjithë këtij bilanci është, se sa para ka në dorë njeriu për t’u përballur me vitin që vjen.
Fermerit dibran nuk i duhet shumë kohë për të bërë një analizë të tillë, sidomos atyre që merren me frutikulturë.Pranverën…
