Rruga e Arbërit, dëshmitë historike nga Tirana në Bulqizë

Ura e Brarit

Me hapjen e rrugës trashëgimnia historike e kulturore do të pësojë një ringjallje, duke i dhënë hov zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë

Dibra nuk i kërkon askujt lëmoshë për këtë rrugë por veç një “borxh të pashlyer” jo vetëm ekonomik, por dhe me kosto gjaku.

Të shumta janë njoftimet shpresëdhënëse për ritmet e larta të ndërtimit të Rrugës së re të Arbërit, sidomos në segmentet Ura e Vashës- Qafë Murrizi dhe Ura e Topojanit në Homesh.…

Lexo më shumë

Hafiz Xhemal Dibra, intelektual, teolog dhe patriot i shquar

Në vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit, në mars të vitit 1881, lindi në Dibër të Madhe Hafiz Xhemal Mullai (Dibra), që me veprimtarinë e tij patriotike u rradhit ndër figurat e shquara të Dibrës dhe të Shqipërisë. Ishte bir i një familje të mesme qytetare, i jati Haxhi Shaqiri, sikundër gjyshi dhe stërgjyshi i tij kishin qenë hoxhallarë.
Ai ishte një fëmijë trim dhe i zgjuar, në moshë fare të re kreu hafizllëkun, që me mbarimin e shkollës fillore.…

Lexo më shumë

Vendi vakant për kryetarin e komunës në Dibër të Madhe kthehet në luftë politike mes BDI dhe ASH

Eugjen Cami

Akuza e BDI:
Zyra e kryetarit të komunës është zaptuar nga partia që qeveris, dhe dokumente që duhet të lexohen veçse nga stafi i Komunës, qarkullojnë në duart anëtarëve të partisë.

Eugjen Cami:
“Disa këshilltarë, për të mbuluar aferat e keqpërdorimit të detyrës dhe buxhetit, në bashkëpunim me individë partiakë, me instruksionet nga lartë dhe me ndihmën e inspektoratit shtetëror, ndërmorën vendim për shkarkimin tim si Ushtrues Detyre Kryetar Komune.

Lexo më shumë

Biznesmeni Faik Bruçi na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit.

Në foto: Gaqo Apostoli, Faik Bruçi dhe Defrim Methasani gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Ambasador i Paqes” për z.Bruçi.

Faik Bruçi është një biznesmen intelektual. Ashtu siç jam ndjerë komod në bashkëbisedim me të për çështje të ekonomisë, financës, apo politikave monetare, etj, ashtu jam ndjerë në siklet teksa më ka rastisur të jem i pranishëm në biseda të tij me palë të tjera nga niveli “shkatërrues”i njohjes së fushave të tjera si inxhinieri, energjitikë, mjedis, histori, etj.

Bamirësia dhe Filantropia

Filantropi do të thotë patjetër dashuri për njerëzit.…

Lexo më shumë

Hebrenjtë në Shqipëri gjatë Holokaustit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Kongresi Hebraik i SHBA dhe Misioni i Shqipërisë në New York; nën kujdesin e Department of Global Communications United Nations, më 31 janar 2019 u organizua në mjediset e OKB-së veprimtaria shkencore me titull A matter of humanity: “The Rescue of the Jews during the Holocaust”, kushtuar rastit të Shqipërisë.

Lexo më shumë

Dy Dibrat, të ndara në kufi, por të lidhura në rrënjë

Në përfundim të vitit të vjetër tanimë 2018 dhe nisjes së një viti të ri 2019, realizova një udhëtim të mrekullueshëm në Dibër. Ky ishte një udhëtim fantastik, që kishte me vete emocionin, dashurinë dhe zemrën e bardhë e atdhedashurinë për vendlindjen. Në fakt, u nisa herët nga Tirana, për shkak se doja të isha sa më shpejt në Dibër dhe gjithashtu ta vizitoja sa më mirë, duke mos më rrëshqitur prej syve as edhe detaji i vendeve në Dibër që do të vizitoja.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, punimet vazhdojnë me ritme të shpejta

Edhe për shkak se gazeta ka një pune 12 vjeçare në lobimin për këtë çështje, interesi i lexuesve është të marrë më shumë informacion të drejtë dhe të paanshëm, por kjo nuk është bërë e mundur. Shpresojmë se në vazhdim do të kemi një bashkëpunim të dyanshëm me kompaninë për këto pyetje dhe të tjera që janë me interes publik.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.
Lexo më shumë


Si e kam njohur Moisi Murrën?

Moisi Murra u përkushtua 30 vjet për të përfunduar studimin e historisë së Dibrës dhe shumë punime e studime të tjera, duke lënë pas një trashëgimi me shumë vlerë për të gjithë trevën e Dibrës. Dibranët e mendjes dhe të pushkës e bënë historinë e Dibrës. Ai e gjurmoi, e mblodhi, e shkroi dhe e përjetësoi historinë e Dibrës.

Për shokun tim Mois Murra!…

Lexo më shumë

Lamtumirë miku ynë Ramazan Rama!

Ike shpejt nga kjo botë zhurmë madhe miku ynë Ramazan. Nuk e menduam kurrë ikjen tënde në këtë mënyrë kaq të qetë, kaq të paqtë por vdekja u tregua tinzare. Të shkëputi në këtë mënyrë nga gjiri ynë, nga miqësia, shoqëria, familja dhe të mori në botën e përtejme. Të mori në një moshë që ende ne, miqësia, shoqëria, familja kishim shumë nevojë për ju.…

Lexo më shumë

Duart e florinjta të Ramazan Miftarit

Ramazan Miftari nga Çereneci i Dibrës e nisi që herët shtegëtimin nëpër veprat e kohës që ndërtonte Shqipëria. Sapo kishte mbaruar klasën e tetë, kur filloi punë me ndërtimin në Krumë të Kukësit. Po hidheshin themelet e pallatit të kulturës dhe disa objekte të tjera, që do të formatonin Krumën si një qytet të ri, në listën e shumë të tjerëve të kohës.…

Lexo më shumë
1 57 58 59 60 61 86