… Lexo më shumëMaqellara është ndër krahinat më të bukura të rrethit të Dibrës. Aty prej shekujsh jeton një popull patriot, punëtor e arsimdashës. Nga gjiri i tij kanë dalë luftëtarë e burra shteti si Iljas Pashë Dibra, Riza Tefiku,
Ismail Strazimiri, Xhelil Gjoni etj.
Të shumtë ishin bijtë e Maqellarës që i dolën zot profesionit të mësuesit dhe shërbyen si misionarë të arsimit, si Haki Pahumi, Emin Jashari, Tosum Xhemali, Pëllumb Qosja, Muntaz Nasufi, Neki Osmani, Mitat Agolli, Besim Stafa, Shahin Lazri, Baudin Strazimiri, Qemal Kërkuti, Boge Postoli, Demir Osmani, Ramazan Ilnica, Ramazan Piku, Hekuran Dida, Avni Gjoni, Rruzhdi Keshi, Ali Liça, Rasim Xholi etj.
Kategori: AKTUALITET
Erduan Kllobuçishta: zbuloni pasionin dhe bëni ndryshimin!
– Erduan, ju jeni psikolog dhe keni punuar disa vite si pedagog, hartues dhe zbatues i disa projekteve në organizata të mëdha, dhe je vetëm 29 vjeç. Si mundet të korrësh një tërësi suksesesh në kaq pak kohe?
– Po është e vërtetë. Ka të bëj me individin, me faktorin social dhe tek çdo njeri kjo shfaqet në nivele të ndryshme.…
“Margaritari i kurorës”, dritë e shpirtit dhe e provave të besimit
Nga mevluD Buci
Cdo libër i ri, ngjan me blerimin, me beharin, me mineralin e çmuar të thellësive. tek libri, çdo lexues, zbulon vlera, dritë shpirti e zemre, gdhend në mendje bukuri jete, universi e besimi. Kështu të ndodh dhe me librin e pestë monografiko – publiçistik, “ Margaritari i kurorës “, të të palodhurit e fisnikut të besimit, Osman Xhili të Dibrës.…
Lexo më shumëHamdi Kacani dhe ambulanca e Dibrës
Foto A. Ashiku
Në odën dibrane, po qe se dikush përmend emrin e Hamdi Kacanit, të gjithë do të luajnë vendit e fjalët për të do të marrin rrjedhën e Drinit. Nuk kishte shkollë Hamdi Kacani, shkollë ulur në bankë me libra, fletore, kalem e penë në dorë. Nuk kishte laps Hamdi Kacani të shkruante udhëtimet e tij maleve të Dibrës, pranë njerëzve e me njerëzit në ditë të vështira shëndetësore, në 35 vjet punë, me ta e për ta…
I kam bërë një fotografi Hamdiut me ambulancën e tij.…
Sohodoll të qofshim falë, me breza drite e zemërbardhë
Prolog…
Ka gati 50-të vite që mbaj peng të shkruaj sadopak për Sohodollin. Një fshat plot histori qëndrese, mençurie e bujarie, me plot bij e bija të shquar nëpër vite. Te çdo kullë e fis në Sohodoll gjen veç urti, mirësi e zemërbardhësi. Në njërën nga ditët e fundit zbritëm nga malet në Sohodoll. Vërtet vend i praruar, vend me njerëz të mirë, të urtë, të ndritur, me shpirt e zemër për bardhësinë e jetës, për traditat, për kulturën, për kohën e re, për demokracinë e vërtetë, për dritën e diturisë.…
Lexo më shumë