Një aksident i papritur, afër Shkallës së Tujanit më datën 22 nëntor 2020 i mori jetën Hidër Ibrahim Dacit. Njerëzit e afërm, kolegët e punës, dashamirësit erdhën pranë familjes për të lehtësuar sado pak dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
E përcollën në varrezat e Grevës, në vendlindje pranë prindërve të tij qytetarë nga Peshkopia e fshatrat për rreth, punëtorë të mobilerisë “Erald sh.p.k.”…