Nga ABDURAHIM ASHIKU
Kjo fushë e bukur, më e bukura dhe më pjellorja e Dibrës që ujitet nga uji i malit dhe uji i Drinit të zi, kjo fushë në të cilën TasimKarasani mori në vitet ’50 NJËQIND kuintal për hektarë misër të varietetit të njohur “Farë Madh”…
Kjo fushë ku i bashkëngjitet Fusha e Ushtelencës, Cetushit dhe Katundit të Ri duke formuar ekspozitën e madh të prodhimeve bujqësore të Dibrës, të prodhimit të misrit, grurit, fasules, perimeve e në kodrat rreth e qark (Gjaricës nga ku është fiksuar fotoja nga Edmond Hasani), të vreshtave të Dohoshishtit e të pemëtoreve të Luznisë…
KJO FUSHË DO TË MBYTET…
Qeveritë e ditëve të këtyre tre dekadave, të djathta e të majta, kanë harruar aksiomën e jetës se toka është mjet i pazëvendësueshëm në jetën njerëzore, se për të shtuar atë në shërbim të prodhimeve që mbajnë jetën gjallë po synohet (dhe po veprohet) që edhe shkretëtira e Gobit në Azinë Qendrore, edhe Saharaja të ujiten e të vihen nën kulturë, këta qeveri, me Skavicën dhe me betonizimet masive bëjnë krimin më monstruoz historik.…
Lexo më shumë
N
Para disa ditësh u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare Kurt Zebi. Ai vinte nga një familje e njohur për traditat atdhetare, ndeshmërinë dhe bujarinë e saj, nga fshati Dohoshisht i rrethit të Dibrës. Familja e tij ka qenë qysh në fillim mbështetëse dhe bazë e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Shumica e atyre që sulmojnë Skënderbeun dhe “duan ta zbresin nga kali”, thonë që ai është një figurë mitike, një figurë e ekzagjeruar, e pambështetur në realitet, gjithnjë e mbështjellë me mjegull, më shumë një imazh krijuar në përfytyrimet e njerëzve se sa një njeri konkret, një njeri që i janë atribuar aq shumë bëma sa nuk ka mundësi t’i bëjë askush.…