Bashkitë e Klosit dhe Burrelit së bashku me fshatrat të cilat bëjnë pjesë në këto bashki vendosen në pjesën perëndimore të Qarkut të Dibrës. Në Bashkinë e Klosit bëjnë njësitë administrative Klos, Xibër, Suç e Gurrë, ndërsa në Bashkinë e Burrelit bëjnë pjesë njësitë administrative Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis e Ulëz dhe fshatrat që bëjnë pjesë në këto njësi administrative.…
Lexo më shumëDitë: 8 Gusht, 2019
Lura, parajsa jonë e humbur
Teksa hedhim këto radhë për Lurën, ndërmend na vjen vizita e Kryeministrit Rama atje, qershorin e kaluar, ku premtoi se do ta bënte rrugën, aq më tepër që Lura është përfshirë në projektin e 100 fshatrave. Nuk prisnim, natyrisht, që rruga të bëhej në 13 muaj, por të paktën projekti të ishte shpallur e mbase të ishin hedhur kazmat e para, pasi kreu i qeverisë nuk besojmë se ka folur për “pesëvjeçarin” tjetër.…
Lexo më shumëShoqata Atdhetare “Dibra” nga SHBA: “E duam Dibrën”
Nga Beqir SINA
DIBËR: Kryetari Dashnor Miftari, dhe disa anëtar të kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dibra”, nga New York – SHBA, të cilët ndodhen me pushime verore në qytetin e Dibrës së Madhe, vendlindjes së tyre, së bashku me familjet, shkruan në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, se: “Në emër të SHAD, falënderojnë Klubin Bjeshktar & Çiklist “Dibra”, për këtë bashkëpunim si dhe për angazhimin e tyre maksimal që ç’do gjë të shkojë në mënyrën më të mirë të duhur”.…
Lexo më shumëTuri historik në gjurmët e Skënderbeut
Mirë se vini në bujtinën e Haxhi Himës!
E kush ka kaluar qoftë edhe njëherë të vetme nëpër Radomirë dhe nuk është magjepsur me mrekullitë që natyra është treguar bujare duke ua falur të gjitha këtyre banorëve fisnik, bujar e mikpritës.
Radomira është një ndër ata fshatra të Dibrës që është vizituar dhe vazhdon të vizitohet si rrallë fshat tjetër nga vendas por edhe turistë të huaj. Mjafton njëherë të futesh në këtë fshat e do të mbetesh mysafir i përhershëm.…
Bujtina “Shahini”
Jo më kot Rabdishti është futur në listën e njëqind fshatrave turistikë të Shqipërisë. Rruga për të shkuar atje, nis nga xhamia e vjetër e qytetit, vazhdon drejt Llixhave të Peshkopisë, një mrekulli që Zoti ia ka falur njerëzimit. Më pas një hapësirë e gjerë, para se të ndahen rrugët për në katër fshatrat e Bellovës, që qëndrojnë si ballkon i qytetit.…
Lexo më shumëFillimi i punës në Ekspeditën Gjeologjike Peshkopi
Para përfundimit të zborit ushtarak dolën emërimet për në punë të gjithë studentëve që mbaruam në vitin 1968. Mua më emëruan Inxhinier gjeolog në Ndërmarjen Gjeologjike të Bulqizës. Pasi bëra 10 ditë pushim pas zborit më 10 shkurt 1969 u paraqita për të filluar punën. Në atë periudhë, drejtor i Ndërmarjes ishte Ferit Alla nga Bulqiza dhe kryegjeolog Sefedin Qorlaze nga Kërçishti i Maqellarës.…
Lexo më shumëRamazan Melani i Pejkës
Të parët e tij zbritën nga fshati i Melanit në Pejkë, duke marrë me vete emrin e fshatit, për ta përdorur si mbiemër të fisit. Blenë toka në vendbanimin e ri, zhvilluan bujqësinë e blegtorinë, por ishin dhe të zgjuar e inteligjentë. Shumë prej tyre kanë mbaruar shkollimet e larta e punojnë në profesione e vende të ndryshme.
Ne po flasim për njërin nga gjashtë djemtë e Sulejmanit, Ramazan Melanin, përfaqësues i vetëm i tyre në fshat.…
Sa qetësi në Lisivalle…
Të rrugëtosh nga Peshkopia për në Lugjej mundet të kalosh nga Fushë Alia, por rruga nga Fushë Alie në Lugjej është rrugë e vështirë, e parregulluar, ndaj shpesh rrugëtohet në rrugën e asfaltuar për Sllovë. Dhe ne zgjodhëm këtë itinerar lëvizje për të ruajtur makinën e për t’i shtuar vetes disa kilometra rrugë në këmbë. Zbritëm në Kodrën e Kaushit, një vend me histori e luftë, pikërisht aty ku ende qëndron lapidari.…
Lexo më shumëFshati që s’bzan
Ka fëmijë që lindin rriten, martohen dhe bëhen me fëmijë, por nuk dëgjojnë a nuk shikojnë. Fatkeqësi njerëzore, e dhimbshme, fatëlume, gurrë vuajtjesh trishtuese. Kemi mundësinë tjetër që në tallazet e jetës ndodh që njëra shqisë ose tjetra dëmtohet pa rikthim. Të gjitha këto janë shtjellime të jetës që vuajtësi e bashkëvuajtësi i përcjellin me durim e marrëdhënie të barazpeshuara. Nuk habitemi aspak kur në çaste të caktuara, dëgjohen zëra çirrëse, të bërtitura, të shara etj.…
Lexo më shumë