Askush nuk do ta besonte se fëmija i dhjetë i një familje të varfër nga fshati Mustafe do të bëhej doktor shkencash dhe një shkencëtar i mirëfilltë i bimëve mjekësore. Zyberi i vogël, më shumë se uri për bukë e ushqime kishte uri për libra, dije e shkencë. Filloi ti ngjisë hapat e shkollimit, duke qenë gjithnjë në tabelat e më të mirëve.…
Lexo më shumëShkencëtari i bimëve mjekësore

Kryetari Astrit Kuka ishte djali i Ziqe Kukës, një njeri i nderuar në Peshkopi, punonjës gjithë jetën në spital. Ziqja kishte ponuar kryeinfermier, por njerëzit e tjeshtë i thërrisnin:”Doktor Ziqja”. I sjellshëm, i qetë dhe i pangutur, tolerant, një ekonomist shumë i mirë, me Astritin merreshe vesh. Kishte mbetur Astriti në themel të vlerave të familjes. Po kështu, edhe sekretari Fitim Mata, me profesionin ingjinier, i cili mbulonte arsimin dhe kulturën, ishte njeri me kulturë dhe një sens të gjërë mirëkuptimi.…
Është përcaktuar dhe pranuar si aksiomë, kanë thënë dhe thonë se, çdo njeri bën gabime dhe ka të meta dhe se, njeri pa gabime e pa të meta nuk ka. Dhe, kjo është një e vërtetë e provuar, por është një e vërtetë relative, jo absolute. Sepse, ndonëse rrallë, shumë rrallë, bile tepër, tepër rrallë, ka edhe njerëz pa të meta.…
Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time.…