Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara sot në drekë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.
Qytetarët e kanë shpërfillur njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila më 23 nëntor njoftonte se “Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor”.
“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.…
Lexo më shumë
Siç jeni në dijeni, më 29 Nëntor 2021, do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, një ëndërr e vjetër e dibranëve që po bëhet realitet. Është e kuptueshme dëshira e madhe dhe nostalgjia për shumë qytetarë që në këtë datë dhe në vazhdimësi, do të udhëtojnë në këtë rrugë. Meqenëse kalimi në rrugë do të kryhet përmes bajpasit, për të qarkulluar të sigurtë, për drejtuesit e mjeteve po japim disa rekomandime që duhet ti kenë parasysh dhe ti zbatojnë me korrektesë.…
Prej 30 vitesh Dibra nuk ka një treg të prodhimeve bujqësore. Sot prodhimet bujqësore tregtohen çdo ditë anës rrugës së ish-parkut të makinave. Tregtohet në rrugë, pa standarde dhe po ashtu pengohet qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve. Shkurt: nuk kemi një treg ku të tregtojnë 1000 fermerë, vendi i tregtimit dhe produktet të plotësojnë standardet minimale dhe të parkohen 2000 mjete dhe qytetarët e mjetet të qarkullojnë lirisht.…
Festivali “Oda dibrane” zhvilloi edicionin e saj të 27-të në qytetet e Dibrës së Madhe Peshkopisë më datat 7-9 tetor 2021.…