Nga MUSTAFA TOLA
Mbajtja e kësaj konference me këtë nivel akademikësh dhe historianësh për luftën 9-vjeçare të dibranëve është nder dhe vlerësim i veçantë për Dibrën, për gjakun që ata derdhën, djegiet, shkatërrimet, vuajtjet dhe plagët e rënda fizike e shpirtërore, sakrificat, shpërnguljet masive me përmasa gjenocide që kurrë nuk mund të harrohen.
Nga MUSTAFA TOLA
I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi,
Të nderuar Akademikë, profesorë, historianë dhe studiues,
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam nderin që në emër të Shoqatës “Çidhna dhe Kastriotët” të përshëndes punimet e kësaj konference kushtuar 100-vjetorit të luftës së Dibrës, për liri dhe shtet kombëtar.
Falënderoj me këtë rast, Kryetarin e Akademisë së Shkencave, z. Skënder Gjinushi, i cili pas propozimit të shoqatës “Çidhna dhe Kastriotët”, mori përsipër organizimin dhe përgatitjen e kësaj konference shkencore.
Mbajtja e kësaj konference me këtë nivel akademikësh dhe historianësh për luftën 9-vjeçare të dibranëve është nder dhe vlerësim i veçantë për Dibrën, për gjakun që ata derdhën, djegiet, shkatërrimet, vuajtjet dhe plagët e rënda fizike e shpirtërore, sakrificat, shpërnguljet masive me përmasa gjenocide që kurrë nuk mund të harrohen.
Në vigjilje të shpalljes së pavarësisë, kur Vlora përgatitej të ngrinte flamurin, Dibra ishte përfshirë nga flakët e luftës kundër serbëve, ndërkohë që në krah të Ismail Qemalit ishin dy dibranët e shquar, Vehbi Dibra e Dom Nikoll Kaçorri. 2000 dibranë të tjerë vullnetarë luftonin heroikisht për mbrojtjen e Shkodrës nga Malazezët.
Nëntë vjet luftëra të pandërprerë, që me 26-27 mars të vitit 1912 në Arras të Dibrës deri në betejën vendimtare të Lanë-Lurës më 26-28 tetor 1921, e detyruan ushtrinë e Jugosllavisë së parë të tërhiqet.
Kancelaritë europianë hoqën dorë nga marrëveshjet e fshehta për copëtimin e Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve njohu kufijtë e Shqipërisë londineze më 9 nëntor 1921. Plagën më të madhe e mbajti Dibra, me ndarjen padrejtësisht të saj.
Duke e mbyllur, dëshiroj t’ju uroj punime të mbarë kësaj konference dhe kemi besimin e plotë se konkluzionet e saj do të jetë një pikë referimi e rëndësishme për evidentimin e kësaj lufte dhe rolin e saj në historinë e Shqipërisë.