in memoriam
S’më bindet dora të shkruaj për ikjen n’amshim të shokut tim të vegjëlisë, të rinisë dhe të gjithë jetës, Nehatit tonë të dashtun! Na hidhërove shumë, na pikëllove me këtë ikje të beftë e të papritur! Ti që gjithnjë je shquar për karakter të fortë dhe korrektësi në marrëdhënie me njerëzit, Ti që i ke dashur kaq shumë Grevën dhe njerëzit, të gjithë pa dallim, nga Greva në Reç dhe nga Reçi në Peshkopi e nga Peshkopia në Tiranë e Durrës, në ditën e fundit “na preve në besë”!…

Më fal miku im Nehat, që kafen e mëngjesit të datës 21 korrik nuk e pimë bashkë!. Unë të pashë nga larg që po vije drejt lokalit. Ishe me gjithë gruan (Zanën). Ecje ngadalë, me atë ecjen karakteristike tënden si gjithmonë. Ora ishte 10 para dite, piku i vapës dhe ti me një kapele në kokë as që doje të ia dije për vapën përvëluese të korrikut.…
Xhafer Martini