Letër falënderimi Ambasadores Yuri Kim: Ndaleni “Bechtel” të ndërtojë Skavicën!


Pamje nga protestat kundër ndërtimit të Skavicës

Gjatë muajve të fundit ka një rritje të veprimtarive të aktivistëve kundër planeve për ndërtimin e HEC të Skavicës. Ndërsa në kantier vazhdonte puna për studimet gjeologjike, ditët e fundit është folur për një tërheqje të makinerive nga kantieri.
Lidhur me këto lajme, Nazmi Drizi, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, më 18 gusht 2022, i ka nisur një letër ambasadores së SHBA në Tiranë, znj. Yuri Kim.
Drizi i shkruan Ambasadores se “ka dalë një informacion që Bechtel” është tërhequr nga ndërtimi i Skavicës”.
Ai i kërkon ambasadores së SHBA që të ndërhyjë në këtë proces dhe të ndalojë punimet e kompanisë amerikanë, pasi ajo nuk “duhet të bëhet pjesë e financimi të pa pasqyruar realisht”.
Drizi i ankohet ambasadores se qeveria shqiptare nuk është treguar transparente me banorë.
“Lugina e Drinit të Zi është e veçantë në llojin e saj, nga resurset që ka, – shkruan Drizi në letrën e bërë publike në Facebook, – ndaj shpresojmë që zëri jonë të jetë bërë pjesë e ndërgjegjes tuaj dhe e SHBA-ve, përfaqësues të së cilës jeni”.