Bashkohet tuneli i emergjencës, tuneli kryesor është në 690 metrat e fundit


Pamje nga bashkimi i dy anëve të tunelit të emergjencës në Murrizë. Foto: GjokaKonstruksion/FB

Shkurt 2023Tuneli i emergjencës në Rrugën e Arbrit, 3.8 km i gjatë, u bashkua të mërkurën, datë 15 shkurt 2023, ndërkohë që punimet për tunelin kryesor po vazhdojnë.
Burime nga punonjës të kompanisë thanë në kushtet e anonimatit se po vazhdojnë edhe punimet në tunelin kryesor. Sipas tyre, tuneli kryesor, ai i trafikut, ka edhe rreth 690 metra për tu bashkuar, ndërkohë që po punohet në të dy anët.
Hapja e tunelit të emergjencës do të ndihmojë që punimet të ecin më shpejt edhe në tunelin kryesor, atë që do të përdoret për qarkullimin normal të automjeteve.
Bashkimi i tunelit të emergjencës nuk nënkupton se në këtë tunel punimet do të ecin më shpejt dhe mund të hapet për qarkullim për makinat. Tuneli i emergjencës do të ndihmojë në ecurinë më mirë të punimeve, por ai nuk mundet të hapet për qarkullim normal të makinave.
Tuneli i Murrizit ishte parashikuar me një gjatësi prej 3.2 km, por pas shembjes së tunelit në maj 2019, u desh një ristudim i tij dhe punimet nisën në një vend tjetër, gjë që e ka rritur gjatësinë e tunelit në 3.8 km.
Gjërësia e tunelit që do të shërbejë për trafikun normal përbëhet nga dy korsitë e trafikut më gjërësi 3.5m secila, dy kuneta anësore me nga 0.35m të gjëra, dy trotuare me gjerësi 0.85m dhe me pjerrësi tërthore 2% në drejtim të kunetave përkatëse. Pjerrësia tërthore e korsive është -2.5%, ndërsa lartësia e lirë për trafikun është 5 m. Përmasat gabarite brenda për brenda tunelit të trafikut janë: baza 10.1m dhe lartësia 6.8m.

Tuneli i Murrizit që do të shërbejë për trafikun normal përbëhet nga dy korsitë e trafikut më gjërësi 3.5m secila, dy kuneta anësore me nga 0.35m të gjëra, dy trotuare me gjerësi 0.85m, ndërsa lartësia e lirë për trafikun është 5 m. Përmasat gabarite brenda për brenda tunelit të trafikut janë: baza 10.1m dhe lartësia 6.8m.

Tuneli i Murrizit që do të shërbejë për trafikun normal përbëhet nga dy korsitë e trafikut më gjërësi 3.5m secila, dy kuneta anësore me nga 0.35m të gjëra, dy trotuare me gjerësi 0.85m, ndërsa lartësia e lirë për trafikun është 5 m. Përmasat gabarite brenda për brenda tunelit të trafikut janë: baza 10.1m dhe lartësia 6.8m.

Tuneli i Emergjencës është paralel me atë të trafikut në një distance aksiale 25m. Kanë të njëjtën gjatësi, ndërsa korridori i kalimit të mjeteve është 3.5m. Ka dy trotuare me nga 0.7 metra secili, dhe lartësia e lirë e kalimit është 4m. Përmasat e tij gabarite janë: baza 6.04 m dhe lartësia 4.7m.
Këto dy tunele paralele bashkohen midis tyre me anë të 6 galerive të kalimeve tërthore, nga të cilat 4 janë për shpëtimin e këmbësorëve në një rast eventual dhe 2 të tjerët janë për nevojat emergjente të automjeteve.
Seksionet përkatëse tërthore janë projektuar për të mundësuar për arritjen e qëllimit të këtyre galerive. Galeritë tërthore vendosen në largësinë 500m midis tyre përgjatë gjithë tunelit.
Galeritë e kalimit nga tuneli i trafikut në atë të emergjencës janë të ngjashëm me vetë tunelin e emergjencës.
Sipas projekt idesë, tuneli parashikon marrjen e masave të sigurisë sipas standardeve europiane. Në raste emergjence apo zjarri në tunel ai u mundëson plotësisht udhëtarëve të lënë mjetet e tyre dhe të shkojnë në një vend të sigurtë, ndërkohë që garanton hyrje të shpejtë të ekipeve të zjarrfikësave dhe të shpëtimit. Pikërisht për këtë është parashikuar tuneli i emergjencës paralel me atë të trafikut. Po kështu, çdo 500m, janë projektuar edhe galeritë e kalimit nga tuneli i trafikut në atë të emergjencës dhe anasjelltas. Këto vendkalime do të jenë 2 galeri mjetesh dhe 4 galeri këmbësoresh, të gjitha të pajisura me dyer sipas kërkesave të mbrojtjes nga zjarri e tymi.
Sheshet e portaleve të tunelit mundësojnë hyrje dhe daljen e shpejtë të mjeteve të emergjencës në tunelin e emergjencës, ndërsa në vendtakimet e galerive të mjeteve me tunelin e trafikut dhe atë të emergjencës do të mundësojnë edhe hapësira vendqëndrimi për mjete.
Në të njëjtin progresiv me tunelin e emergjencës, edhe tuneli i kryesor i trafikut ka 2 anekse vendqëndrimi mjetesh në të dy anët e tij, me gjatësi 60m. Në këtë 60 metra, 40 m do të përdorën për vendparkimin e mjeteve, 5m për aneksin e thirrjes së emergjencës, 5m për aneksin e panelit elektrik dhe 10m për shuarsin e goditjeve.

Sistemi i Mbrojtjes nga Zjarri brenda në tunel përfshin hidrante, linja uji për hidrantet, sisteme fikje zjarri të veçanta, detektorë zjarri e tymi, dhomëza të mbrojtes nga zjarri çdo 250m, rezervuar uji të posaçëm, prurje uji jo më pak se 1200 l/min për gjatë të paktën një ore. Brenda në tunel, çdo 125m ka dhomëza të thirrjes së emergjencës. Tuneli është projektuar për t’u pajisur me instalimet e kërkuara elektro-mekanike të sigurisë dhe ventilimit.

Pak historik

Kontrata e koncensionit me kompaninë “Gjoka Konstruksion” është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 23 mars 2018 dhe parashikonte një periudhë 13 vjeçare koncensioni, nga të cilat 44 muaj do të duheshin për ndërtimin e saj.
Kur në rrugë nisën zyrtarisht punimet u premtua se afati i nisjes së qarkullimit do të ishte në pranverën e vitit 2021, ndërsa afati i përfundimit të punimeve u deklarua nëntor i vitit 2021.
Për shkak të vonesës së hapjes së tunelit të Murrizit si dhe periudhës së ndërprerjeve të punimeve, më 20 tetor 2020 është nënshkruar një zgjatje e kontratës së ndërtimit më 17 muaj, duke e çuar përfundimin e rrugës në nëntor 2023, afat i cili, sipas ecurisë së deritanishme, nuk është i mundur të arrihet.
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi në një interpelancë parlamentare në korrik 2022 se vlera e kontratës mbetej e pandryshuar: 33.6 milionë lekë.
Deri më tani, shoqëria koncensionare ka marrë nga buxheti i shtetit gati një të tretën e shumës totale, prej gati 12.4 milionë lekë.
Në tetor të vitit të kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi një tender për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në Planin e Bardhë dhe Shkallën e Tujanit, me një vlerë rreth 20 milionë Euro. Këto punime priten të mbarojnë gjatë muajit prill-maj 2023, duke u hapur plotësisht për qarkullim.
Punimet nga degëzimi i Klosit deri në Qafë Buall, 10 km i gjatë, janë gati në përfundim, në pritje të shtresës asfaltike. Burime nga kompania bëjnë të ditur se në maj ky segment do të jetë i hapur për qarkullim.
Përgatiti: Bujar Karoshi