Nga Gëzim LOKA
Sot, brezat e rinj dhe të moshuar, fëmijët, gratë dhe burrat e këtij vendi përjetojnë një krizë të madhe, që buron nga plagët e këtij sistemi, që e ka në minimum shkallën e reagimit dhe mbështetjes humane dhe në maksimum etjen e shfrenuar për fitime të atyre që janë në krye të kupolës politike e shtetërore.
Shoqëria shqiptare postkomuniste, për fat të keq, është zhytur në një krizë të thellë morale e politike, e cila vjen gjithnjë duke u thelluar dhe duke zvogëluar përmasat e vlerave të traditës, të punës e respektit njerëzor.…