Zona e Çidhnës shtrihet në pjesën veriore të pellgut të Peshkopisë, në të dy anët e Drinit të Zi, në një pozitë gjeografike të përshtatshme. Ajo përbëhet nga 16 fshatra dhe përfaqëson një nga zonat më interesante arkeologjike dhe etnologjike të rajonit të Dibrës. Vetë emri “Çidhën” i saj, rrjedh, siç do të ceket më poshtë, nga onomastika ilire, dhe përkatësisht nga kalaja e shek.…
Lexo më shumëAutor: migaaved
Parku natyror Korab-Koritnik, mundësi të mëdha për turizmin malor
PËRSHKRIMI I ZONËS:
Ekosistemi natyror malor “Parku natyror Korab – Koritnik “, ka një sipërfaqe prej 55,520 ha, apo 555, 5 kilometër katror, pjesë e Rajonit Alpin, i përfshirë në rajonet e Kukësit dhe Dibrës. Vargmali Koritnik – Gjallicë – Korab, është i vendosur në pjesën verilindore të territorit shqiptar dhe shtrihet nga kufijtë me Kosovën, deri në malin e Deshatit, në pjesën jugore të vendit, duke u kufizuar me Maqedoninë.…
Lexo më shumëKryeministri: Rruga e Arbrit çel programin “1 Miliardë për Rindërtim”. Drejt finalizimit një proces i stërzgjatur.
… Lexo më shumëDisa komentues shfaqin mosbesim, dyshojnë për afatin dhe standardet. Të tjerë janë optimist: Jemi të gatshëm ta mbajmë Ramën mbi supe nga Tirana në Dibër. Një komentues vendos bast “10 mijë paund” se rruga nuk fillon këtë vit, ndërsa një tjetër shkon deri atje sa shkruan se “po e realizove ti, do t’ia ndryshojmë emrin, nga Rruga e Arbrit ta quajmë “Rruga e Ramës””.
Bajram Mata zgjodhi të jetojë madhërishëm me fjalën dhe veprat e realizuara
“Duket se e ka dritën të pavdekur
në pafundësi
Sa vjen flaka në të mekur
Ndizet një fitil i ri”
Dritëro Ame
Ç’më shtyu që të ndërmarr e të shkruaj për intelektualin e artistin piktor të ndjerin Bajram Mata.
Para 4 vitesh shkrova një libërth të vogël në kujtim të një mikut tim, piktor Tahir Tahiraj, i cili ishte nga Mati, koleg e mik me të ndjerin Bajram Mata.…
ERMENDA, VAJZA NGA DIBRA QË DËSHMOI PROBLEMET E RINISË SHQIPTARE NË ZVICËR
Dikur qaja përse nuk kisha dy palë këpucë, ndërsa sot më vjen keq kur shoh bashkëmoshatarë që nuk i kanë ato”, thotë Ermenda, vajza 16 vjeçare nga Brezhdani i Dibrës. E bija e një punëtori të thjeshtë dhe e një nëne shembullore, që çdo ditë përpiqet të edukojë dy motrat dhe vëllain e vogël të saj. Prej pesë vitesh Ermenda Hidri është pjesë e organizatës ndërkombëtare World Vision që operon në Dibër, duke parë kështu ndryshime e mëdha në jetën dhe komunitetin e saj.…
Lexo më shumë“FESTA E TË VJELAVE” – DITA E BEGATISË
Mëngjesi i datës 7 tetor e gjeti Peshkopinë ndryshe nga ditët e tjera, sepse së pari këtë mëngjes po fillonte Panairi i të vjelave 2017, dhe së dyti, ky mëngjes po dëshmonte se dimri po avitet dhe që këtej e tutje nuk mund t’i zëmë dot besë. E megjithatë të dyja ndodhitë me thënë të drejtën nuk i ndihin aspak njëra tjetrës, për të mos thënë janë në kundërshtim.…
Lexo më shumëDIBRA NGA ANTIKITETI NË MONARKI
“Biri im, shkruej një libër për luftërat e dibranëve kundër pushtuesve të huej. Asht derdhun shumë gjak në mbrojtje të trojeve tona, shumë gjak, o bir”.
Im atë, si shumë dibranë të tjerë, që panë, provuan dhe u përballën me shovinizmin më të tërbuar të kohës, kishin të drejtë. Dibra është krahina që ka pësuar hemorragjinë më të rëndë të kombit shqiptar.…
Lexo më shumëMe Duli Demën në një bisedë në hapësirën e 26 viteve larg
Duli Dema
Duli Dema nga Amerika dhe gjipset e virgjëra të Dibrës
Për një çast ai emër në faqet e facebook-ut do të më kthente 26 vjet pas, në vitin 1991 kur në Shqipëri çdo gjë shkatërrohej kurse ai kërkonte të ngrinte një fabrikë për shfrytëzimin e një ndër pasurive më të mëdha në Dibër, gipset e alabastrat që shtrihen nga Kalaja e Dodës e përfundojnë tej kufirit shqiptaro-shqiptar, në Dibër të Madhe.…
Lexo më shumëSulejman Borova, artisti që i dhuroi vlera këngës dibrane
Sulejman Borova dhe Arsim Kolari
Pavarësish se vitet ikin, duket se vlerat e këngëve të tij vazhdojnë rrugën duke anashkaluar kufijtë e “Shqipërisë londineze” dhe aq më tepër qytetin e Dibrës, ku ai u lind. Me këngëtarin gjeni, me karrierë mbi 50 vjeçare, i cili prej tre dekadash jeton në Amerikë, në ditët e qëndrimit në vendlindje, kemi bërë një bisedë të lirë, i cili kujton dhe vlerëson kohën e krijimeve të tij artistike.…
Lexo më shumëShkolla Pedagogjike e Peshkopisë, tempull i dijes dhe edukimit
Viti 1948 shënoi suksesin arsimor për popullin e Dibrës dhe zonave verilindore të Shqipërisë, duke u hapur e para shkollë e mesme pedagogjike. Në qendër të qytetit lëshoi shtat shkolla e re tri katëshe si dhe me pjesën e podrumit plotësisht funksional për nevojat e shkollës dhe konviktit. Ndërtesë e bukur, me kubaturën e nevojshme, me sallone të mëdha, me shkallë të gjera dhe me pjerrësinë normale, banjo brenda, me një mensë të shkëlqyer ku ushqeheshin rreth 300 konviktorë njëherësh.…
Lexo më shumë