Vite më parë lindja e një fëmije ishte fillesa e një cikli gëzimi që manifestohej me mënyra të ndryshme, ndërsa sot në Dibër dhe jo vetëm, gjithmonë e më tepër po mendohet mënyra se si ti përcjellin ato sa më sa larg vendit. Mungesa e një prespektive punësimi dhe një të ardhme të vakët në vend janë shkaqet kryesore në largimin masiv të këtyre të rinjeve duke sjellë një mungesë të theksuar e te rinjëve në rrethin e Dibrës.…
Lexo më shumëAutor: migaaved
Banjat dhe mali, destinacionet turistike në rritje në Dibrën e Madhe

Ura e Kaprollit - Foto Gazmend Kerkuti
Rajoni i Dibrës gjendet në skaj të pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë afër kufirit me Shqipërinë. Qyteti i Dibrës prej Shkupit është në largësi prej 131 km, dhe qytetet më të afërta janë Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km). Me Rrugën e Arbrit Dibra e Madhe është larg vetëm 64 km.
Dokumenti i parë që e përmend Dibrën në hartën e Klaudij Ptolemej-it, të bërë rreth mesit të shekullit të dytë në të cilën emërohet Deborus.…
Xhadeja fatale
Qyteza ku jam rritur ishte vend i çuditshëm Ai ishte një vend diku në Kufi, përcaktuar gjeografikisht thuajse perfekt, sipas shpjegimeve që jep Amin Maluuf në librin: “Tronditja e botës”. Maluf thotë se vendet që janë kufitare kanë prirjen të kenë njerëz më të mirë disi, sepse këta nuk paravendosin si gjë qendrore centrizmin që “unë jam më i miri”, egon e fortë, etjen për të shkatërruar tjetrin, por paraqitën më të dashur duke mirëkuptuar edhe çdokënd që është ndryshe nga ata.…
Lexo më shumëDritëro Agolli: “Njeriut që i peshon më shumë truri se trupi”
Shaban Sinani është kontributori kryesor për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e vlerave kulturore dhe morale të kombit shqiptar përmes tre projekteve të mëdha shkencore, të certifikuara ndërkombëtarisht: pranimi, ruajtja dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri; ideimi, hartimi dhe dorëzimi i dosjes për t’i shpallur Kodikët e Beratit si “pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s; dhe, së treti, ideimi, hartimi dhe depozitimi (bashkë me prof.…
Lexo më shumëEmin Jashari, mësuesi i Maqellarës
Emin Jashari është ndër mësuesit më të vjetër të Maqellarës. Për rreth 40 vite mundi dhe djersa e tij u derdhën për një kauzë të madhe, atë të edukimit të brezit të ri që pa dyshim ka dhënë rezultatet e veta. Së bashku me Shaban Asllanin, Petrit Miftarin, Sulbie Poturin, Lirie Kërkutin, Tule Liçajn, Qani Tafçiun, Xhevrie Brahajn, Tefta Shehun, Liljana Skukën (Neziri), Ilmi Kallçishtën, Sere Skarrën, Ylvije Strazemiri, Drita Xholi e qindra mësues të tjerë arritën që shkollat e Maqellarës të jenë shembull i një përvoje të përparuar në rrethin e Dibrës.…
Lexo më shumëLunada Methasani: Punoni shumë në heshtje, lini suksesin të bëjë zhurmë për ju

Lunada Methasani
Luna, ju njiheni si vajza e mjeshtrit të gazetarisë sportive, Defrim Methasanit. Çfarë mund të thuash më tepër rreth vetes për lexuesit tanë?
Te jesh vajza e një personazhi publik ndonjëherë duket se i ke thënë të gjitha, por në të vërtetë nuk është kështu, pasi duhet punë e dyfishtë të krijosh emrin tënd. Ky epitet më ka ndjekur gjithmonë dhe jam e lumtur për këtë fakt, pasi kam ndjekur rrugën e tim eti dhe dua që një ditë t’i ngjaj atij, duke qenë se kemi pasionin e përbashkët për gazetarinë.…
P o e z i : “Udhë në pasqyrë”

Ahmet Prençi
KULLA
Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…
e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.
Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…
Të ndërtosh jetën mbi profesionin e berberit

Të kesh një profesion do të thotë të mos mbetesh kurrë pa bukë. Me këto fjalë populli duket sikur justifikon çdo “zanatçi” të çdo profesioni që i shërben njerëzimit. Çdo profesion ka benefitet dhe vështirësitë e tij, duke qenë se perfeksioni nuk ka kufi e çdo gjë vjen drejt përmirësimit dhe evoluimit. Profesionisti, përtej çdo vështirësie, dashuron me të vërtetë atë punë që bën, ndryshe nuk do ta bënte kurrë atë profesion.…
Lexo më shumëShaban Sinani, personalitet i veçantë në letrat shqipe

… Lexo më shumëPothuaj që nga fillimet e tij ai tërhoqi vëmendjen e studiuesve të gjuhësisë, letërsisë, kulturës popullore apo antropologjisë kulturore, me seriozitetin, thellësinë e mendimit, argumentimeve shkencore, zellin dhe përkushtimin për mbledhjen e materialeve arkivore, analizën dhe studimin e tyre dhe seriozitetin në trajtimin e çështjeve që kishte marrë në shqyrtim. Veçanërisht spikasin kontributet e tij nga lëmi i studimeve antropologjike, të mbështetura në studimet arkivore brenda e jashtë Shqipërisë dhe në përvojën e thellë të këtyre studimeve.
Elvis Prençi, një nga të paktët dibranë të Ekipit të Korabit

Elvis Prenci
Elvis, je një ndër të paktët futbollist profesionistë me origjinë Dibrane që aktivizohesh me ekipin e Korabit. Çfarë ndjesi të jepet të luash dhe të shënosh për ekipin e vendlindjes?
Nuk e kisha menduar kurrë të luaja me ekipin e Korabit në superligë, duke pasur parasysh shumë faktorë të ndryshëm që bënin të pamundur që Korabi të konkuronte mes ekipeve me elitare të Shqipërisë.…