Ç’kemi asaj Dibre!

Foto Edmond Hasani

Foto Edmond Hasani

Ra bora dhe u pamë. Sa të bardhë ishim nga jashtë dhe sa të zinj nga brenda… U rrit çmimi i biletave për Peshkopi me 200 lekë që ditën e parë të Vitit të Ri.
Qeveria u lodh shumë duke nxjerrë deklarata për rrugët e hapura dhe ato ku përdoren zinxhirë. Rruga për Lurë, njoftim pas njoftimi, thuhej se ishte e bllokuar.…

Lexo më shumë

Afrim Murrja, një shkollë për blektorët e rinj 

Në vitin 1992, Afrim Murrja nga fshati i vogël Selane, buzë Drinit, punonte në tregti si ekonomist kontabël. Ato ishin ditët e fundit të punës së tij në atë sektor, pasi gjërat po shkonin drejt shkatërrimit total. Ai ishte në dilemë nëse duhej të punonte atë pak tokë që kishte në fshat, apo të merrte rrugët e kurbetit? Cilën rrugë të ndiqte për të mbajtur familjen?…

Lexo më shumë

Haki Duka, një vlerë e pamohueshme e sportit dibran!

Java olimpike - Peshkopi 2007. Takimet finale të shkollave të mesme. 19 maj 2007.

E ndërsa vitet ecin, të duket ndonjëherë sikur njerëzit harrohen. Por në fakt, veprat që lanë pas disa prej më të shquarve, bënë atë që jo vetëm të mos fshihen nga kujtesa, por të mbeten në altarin e historisë në fushat përkatëse. Njëri prej tyre është edhe Haki Duka, ish drejtuesi për shumë vite në sport, metodist, mësues e protagonist. Pak ditë më parë në dorë kisha edhe librin e tij, një libër i botuar në fakt një dekadë më parë, por që është një botim që sjell gjithë historinë deri në vitin ’90, një botim që bën fjalë për të dhënat në shumë sporte, mbi të gjitha, është një testament për gjithçka ndodhi në sportin e Klubit Korabi për dekada të tëra.…

Lexo më shumë

Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Bashkia Dibër me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë në bashkëpunim me Qendrën Agritra Vizion dhe AZHR me datë 9 dhjetor 2016 zhvilluan para Pallatit të Kulturës Peshkopi mbylljen e fushatës ndërgjegjësuese: “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës ndaj gruaj dhe dhunës në familje”. Me këtë rast, Zamira Gjeleshi, një nga organizatoret e veprimtarisë, përzgjodhi për gazetën disa krijime në poezi dhe prozë të nxënësve, të cilat kanë në qendër dhunën në familje.

Lexo më shumë

Lefter Daku një nga ekspertët botërorë të arsimit universitar

Prej Radomirës në Virxhinia – një dibran i suksesshëm

Nga Afrim KAROSHI

Historia e e suksesit të Genti Dakut, një djali të ri me origjinë nga Dibra, mori udhë në Gazetën Rruga e Arbërit në verën e vitit 2014. Dhe pas këtij momenti, sukseset e Gentit – marrja e medaljes nga Presidenti amerikan, si një nga 160 maturantët më të mirë të të gjithë Amerikën, e drejta për të vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit dhe krijimi i Fondacionit Albania Future (albaniafuture.org)…

Lexo më shumë

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës

Kam shkruar shumë për ecurinë e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe pas artikullit të shkurtit të vitit 2016, mendova të mos shkruaj më duke menduar se i kam thënë të gjitha, por artikujt e botuar në këtë gazetë në muajin tetor 2016 më bënë të rikthehem përsëri për të përsëritur e për t’u rikujtuar disave se ç’është bërë me Rrugën e Arbrit, duke e theksuar që në fillim se puna për vazhdimin e Rrugës Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës.…

Lexo më shumë

Muhurri, Vështrim ekonomik, historik dhe etnokulturor

Kultet e besimit Në Bashkimin e lumit Murra me Drinin kemi një kodër që quhet Kodra e Shënedillit. Pra toponim që shpreh një besim, i cili vjen që nga koha pellazge, tek albanët e Kaukazit e i gjetur në disa toponime ne gadishullin ilirian në lashtësi ose Ballkanin e sotëm. Kemi këto kisha, Shën Salvadori, Bulaç, Shën Gjergji, Hurdh – Muhurr, Shën Maria, në Mal të Shmrise (Shmrajs dialekt S.M).…

Lexo më shumë

“Margaritari i kurorës”, dritë e shpirtit dhe e provave të besimit 

Nga mevluD Buci 

Cdo libër i ri, ngjan me blerimin, me beharin, me mineralin e çmuar të thellësive. tek libri, çdo lexues, zbulon vlera, dritë shpirti e zemre, gdhend në mendje bukuri jete, universi e besimi. Kështu të ndodh dhe me librin e pestë monografiko – publiçistik, “ Margaritari i kurorës “, të të palodhurit e fisnikut të besimit, Osman Xhili të Dibrës.…

Lexo më shumë

Ëndrra e realizuar e Osman Begut

Nga osman Xhili

dikur, në vitet para nëntëdhjetës, Vakufi ishte pjesë e fermës së njohur të Zdojanit, me fruta të mrekullueshme e plot aromë, që shkonin në vende të rajonit, pse jo dhe në perëndim. ishte dhe një fidanishte, po kaq e bukur dhe e pasur, që prodhonte fidanë të pastër e të shëndetshëm. Furnizonte Dibrën, por një pjesë fidanësh shkonin në Kukës, tropojë, Pogradec e ndonjë vend tjetër.…

Lexo më shumë
1 158 159 160 161 162