Gjatë muajve të fundit ka një rritje të veprimtarive të aktivistëve kundër planeve për ndërtimin e HEC të Skavicës. Ndërsa në kantier vazhdonte puna për studimet gjeologjike, ditët e fundit është folur për një tërheqje të makinerive nga kantieri.
Lidhur me këto lajme, Nazmi Drizi, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, më 18 gusht 2022, i ka nisur një letër ambasadores së SHBA në Tiranë, znj.…
Autor: migaaved
HEC-i i Skavicës – tradhti ndaj Dibrës dhe interesave kombëtare
… Lexo më shumëNë territorin e Dibrës janë ndërtuar dhjetëra hidrocentrale të vegjël si ai i Setës, i Okshtunit, i Lladimericës, i Tuçepit, i Ostrenit të Vogël, i Trebishtit, i Strikcanit, Krajkës etj., që padyshim ka dëmtuar faunën e florën e kësaj treve, ka prishur ekuilibrat mjedisorë. Shkurt, ndërtimi i HEC-it të Skavicës është shkatërrimi i Dibrës.
30 vitet e fundit nga treva e Dibrës është shpërngulur rreth 45% e popullsisë dhe po të shpërngulen edhe 30 mijë banorë të tjerë do të thotë që Dibra çpopullohet.
Mbytja e Dibrës si harresë që vret
Nga Abdurahim Ashiku
A e din Konventa e Bërnës ku bie Dibra që mbytet e zhduket përgjithmonë?
Sigurisht nuk e din dhe dibranët nuk kanë as gojë që të flasë e bërtasë e as laps që të shkruaj dhe të tregojë se në qendër të hartës së shqiptarëve autoktonë në mijëvjeçarë ka një krahinë që quhet DIBRA, krahinë që u tha pushtueseve osmanë “deri këtu ishte hapi i juaj”, krahinë që e mbrojti vendin e vogël evropian me tehun e shpatës në 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, krahinë ku me pushkë hodhi në Drin pushtuesin serbo-jugosllav në një betejë epike 101 vjet të shkuara, më 26,27,28 tetor 1921, në Lanë të Lurës.…
Diga e Skavicës – gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë
Projekti i hidrocentralit të Skavicës përfshin një digë të madhe të ndërtuar në një grykë të pacenuar me shkëmbinj të lartë pranë fshatit Skavicë në bashkinë e Kukësit. Ndikimet më të theksuara do të ishin në bashkinë Dibër. Rezervuari i madh do të ndikojë, sipas bashkisë, deri në 15,138 hektarë (58 milje katrorë) tokë, kryesisht tokë bujqësore dhe pyje, por edhe 41 fshatra.…
Lexo më shumëKa shpresë për Lurën!
… Lexo më shumëPrej shumë vitesh janë bërë tentativa e ndërmarrë nisma (ndonjëherë edhe serioze) për ta ringjallur Lurën. Ndoshta për të dhënë një mesazh se pas çdo shkatërrimi, nëse do, mendja dhe vepra njerëzore mund të bëjë mirë me natyrën, mund të ndihmojë në ringjalljen e sajë.
Me rëndësi jetike është që investimet në pyllëzime të bëhen prioritet në nivel kombëtar, për ta ringjallur dhe njëherë natyrën.
Në Korab, Olimpin e Shqipërisë
Shtegu është shumë i bukur dhe me plot kontraste. Në orën e parë të ecjes shpesh kalon nëpër pyje, pastaj shfaqen fusha të bukura, rrethuar nga një panoramë impozante kodrash. Në horizont dukej qafa e fundit para ngjitjes në kodrën e Korabit…
Nga Enver Robelli
Herën e fundit kur kisha kaluar nëpër Kukës me veturë, ende nuk ishte hapur autostrada, që quhet “Rruga e kombit”.…
Pse duhet të krijohet Bashkia e Kalabardhës?
Bilanc i qeverisjes vendore: Arritjet dhe sfidat e 4 bashkive që qarkut të Dibrës
Bashkia Klos kërkon:
- Rikualifikimin Urban të qytetit
- Rikonstruksionin e shkollës së mesme në Suç
- Ndërtimin e ujësjellësit rajonal dhe Nj.A. Xibër
Ndërtimin e urës mbi lumin Mat - Qendra sportive, kënd lojrash dhe qendër sociale
Bashkia Mat kërkon:
- Rrugën e re Mat – Mirditë
- Rivitalizimin e sheshit “A.Zogu”
- Ndërtimin e linjës së furnizimit me ujë të Burrelit
- Rikonstruksionin e unazës së madhe
- Rehabilitimin e kanaleve të ujërave të zeza të qytetit
Bashkia Bulqizë kërkon:
- Rikonstruksionin e spitalit të Bulqizës
- Asfaltimin e rrugës së Martaneshit
Ndërtimin e një landfilli - Ndërtimin e dy shkollave të reja
- Ndërhyrje në përmirësimin e rrjetit të furnizimit me energji elektrike
Bashkia Dibër kërkon:
- Ndërtimin e rrugës Herbel-Peshkopi
- Ndërtimin e rrugës Arras-Lurë
- Finalizimin e landfillit rajonal
- Ndërtimin e banesave sociale
- Ndërtimin e kanalit vaditës në Maqellarë.
Maqellara, perlë e natyrës shqiptare
Nga HALIL RAMA
Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…
Valle dibrane
Nga Mikaela Minga
Ka mënyra të ndryshme si mund të hysh në dialog me vepra të caktuara arti, madje edhe të rrish gjatë me to. Kjo më ndodhi me Valle dibrane, vepër e piktorit Bajram Mata. Ngacmimi fillestar erdhi gjatë një bisede rreth veprës, organizuar në kuadër të ekspozitës “Tirana Patience”, hapur rreth dy vjet më parë në Galerinë e Arteve.…