Nga Dukagjin Hata
Në ata vite të trazuar që lame pas, ku gjithçka tollavitej në vorbulla ankthi dhe depresioni kolektiv, të paktë ishin ata që me modelin e sjelljes së tyre lanë gjurmë të mira dhe do të përkujtohen me mall e dashuri nga të gjithë ata që i njohën dhe përfituan nga shërbimet e tyre.
Një ndër ta është dhe Rexhë Rexha nga Sllatina, mjeku i përkushtuar dhe pasionant, që gjithçka e vuri në shërbim të njerëzve ku shërbeu me përgjegjësi e dashuri.…
S’më bindet dora të shkruaj për ikjen n’amshim të shokut tim të vegjëlisë, të rinisë dhe të gjithë jetës, Nehatit tonë të dashtun! Na hidhërove shumë, na pikëllove me këtë ikje të beftë e të papritur! Ti që gjithnjë je shquar për karakter të fortë dhe korrektësi në marrëdhënie me njerëzit, Ti që i ke dashur kaq shumë Grevën dhe njerëzit, të gjithë pa dallim, nga Greva në Reç dhe nga Reçi në Peshkopi e nga Peshkopia në Tiranë e Durrës, në ditën e fundit “na preve në besë”!…
Më fal miku im Nehat, që kafen e mëngjesit të datës 21 korrik nuk e pimë bashkë!. Unë të pashë nga larg që po vije drejt lokalit. Ishe me gjithë gruan (Zanën). Ecje ngadalë, me atë ecjen karakteristike tënden si gjithmonë. Ora ishte 10 para dite, piku i vapës dhe ti me një kapele në kokë as që doje të ia dije për vapën përvëluese të korrikut.…
Xhafer Martini
Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.