Nga Mevlud Buci
Një miku im i shtrenjtë, Esenini matjan, Basir Bushkashi, njërin nga librat e parafundit e titulli “Zjarr e fllad”. Ai flet me mjeshtri të rrallë për jetën, njeriun, vlerat, frymëzuar nga ai dhe bazuar në dritën e gjurmëve të njerëzve në maleve, mendova ta titulloj reportazhin “Zjarr e fllad” në kurorën e maleve.
***
Zjarri i zemrave dhe i dashurisë për vendlindjen, flladi i lirisë e i mirësisë, flladi që të sjell puna, mirësisë, flladi që të sjell puna, vëllazërinë, kultura e humanizmi dëshmojnë se toka, trojet, kullat, rrugët, krojet, arat, livadhet dhe vetë kurora nderojnë e sikur blerojnë më fort me bijtë e bijat e saj, me ata që e duan me punë e përkushtim vendin e tyre, trojet e të parëve.…
Me propozimin e Kryesisë së Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), Këshilli i Qarkut Dibër ka nderuar me titullin “NDERI I QARKUT DIBËR”, kolonel Ismail Shulkun dhe nënkryetarin e OBVL Muharrem Gjoka. Dy burra të nderuar, dibranë dinjitoz, kontribues dhe të përkushtuar në vite, profesionist të vërtetë në punën e tyre, njëri si ushtarak dhe tjetri si mjeshtër në kantjeret e rrugëve dhe hidrocentraleve, janë nderuar kështu të premten më 17 prill në një ceremoni festive të organizuar në Peshkopi nga këshilli i Qarkut Dibër.…
Familja Mani në Pejkë të Dibrës, ka kohë që ka krijuar emrin e saj dhe përpiqet të radhitet te fermerët më të mirë të këtij rrethi. Lidhjet e kësaj familje me bujqësinë dhe blegtorinë datojnë që para viteve nëntëdhjetë. Rustem Mani ishte mjaft i njohur në rrethin shoqëror të kohës. Për shumë vite shërbeu si kryetar i këshillit të bashkuar për Melanin.…
Ky është Fjalor i gjuhës shqipe. Ai është hartuar nga akademik prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Dhimitër (Miço) Samara, prof. dr. Pavli Haxhillazi, prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Valter Memisha. Redaktor shkencor është akademik prof. dr. Jani Thomai – me një karrierë të spikatur shkencore. Vepra është shtypur në shtypshkronjën “Kristalina-KH”.
Stema e gurtë është gjetur në Maqellarë, në vendin e quajtur „Ara e Kazanit„ gjatë punimeve bujqësore në vitin 19701. Është gdhendur në gur gëlqeror të mermerizuar me ngjyrë të bardhë të mbyllur, i njejtë me mermeret e gurores së Banishtit, midis Maqellarës dhe qytetit të Dibrës. Stema ka trajtë rrethore, paksa të shtypur, me diametrat 63.5cm dhe 62cm dhe trashësi të prerjes 8cm.…
Një ditë të zakonshme vere, në një kafe në breg të detit në plazhin e Golemit, njëri nga të pranishmit në tavolinë, një tiranas, ndërsa po fliste dhe po tregonte për jetën dhe hallet e tij, ai përmendi edhe emrin e Idriz Kukelit dhe tha se kur familja e tij kishte patur një hall të madh, Idriz Kukeli i ishte ndodhur, e kishte ndihmuar, përkrahur e mbështetur.…
Me rastin e 7 prillit 1939, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi me 7 prill 2021 , me anë të një ceremonie solemne figura të shquara atdhetare, të cilët luftuan heroikisht kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.
Një lajm i zi, kob që të mblidhet në grykë, frymën ta merr, mend ti vgjer.
Më 27 mars u nda nga jeta mësuesi veteran Ramiz Abaz Leka, nga Kovashica e Grykës së Vogël të Dibrës. Lindi në vitin 1934, në një familje me një të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Elmas me Rrahman Lekën luftuan përkrah Merrsim Demës në kryengritjet e mëdha 1910-1912 dhe mbrojtjen e fitoreve të saj 1913-1921. Mbështetën Qeverinë e Lushnjes dhe revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924.…