Bujar Karoshi
Dy partitë kryesore, PD dhe PS, janë në luftë të ashpër për mandatin e tretë, i cili rrezikohet nga kandidati i pavarur
Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen më 25 prill 2021, në Dibër zhvillohen në kushtet kur i është hequr një mandat deputeti. Nga 6 vende në parlament, që ka pasur Dibra në të kaluarën, tashmë do të jenë 5.…
Lexo më shumë
Kur e nisëm këtë peticion, nuk e kishim menduar se kjo do të zgjaste 8 vite. Sepse premtimet e drejtuesit të opozitës në atë kohë dhe drejtuesit të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2013 ishte se “rruga do të mbaronte brenda mandatit të parë qeverisës”. Ajo nuk mbaroi as të parin, por nuk po mbaron as të dytin.
Elexova me shumë vemendje dhe interes të veçantë librin studimor të veçantë të Prof.…
Në prozën e Xhafer Martinit një vend të veçantë zënë novelat (NOVELA, 2012). Në këtë vëllim janë përfshirë shtatë novela, që mbajnë titujt: “Korbin Kosta”, “Luna Kuna”, “Kushërira”, “Të dua, Bela”, “Trashëgimi”, “Bolsheviku i vogël” dhe “Balada e Drenushës”. Është një mëkat kulturor që këto novela kanë kaluar pa u vënë re, pa u analizuar dhe pa u përgjithësuar për vlerat e larta artistike që kanë.…
Libri “Na bashkoi poezia”, i cili përmbledh poezi nga poetë Dibran, ishte një buqetë e bukur që më erdhi në dorë. Me një frymë fillova të shijoj shpirtin e autorëve që kishin derdhur ndjenjat e tyre në çdo faqe, në çdo varg. Sigurisht që u lumturova pa masë kur ndër autorët isha dhe unë. Kjo gjë sa më ngazëlleu, aq dhe më dha krahë për të vazhduar këtë rrugë e për ta përfaqësuar Dibrën tonë sa më mirë në të gjitha kohërat.…
Maqellara është ndër trevat e shquara të Dibrës. Ajo ka një histori të pasur me veprimtari patriotike gjatë kohëve të vjetra e deri në Luftën e Dytë Botërore (ajo e luftës Nacionalçlirimtare). Nga gjiri i popullit të Maqellarës kanë dalë patriotë emri të cilëve i ka kaluar kufijtë e Dibrës dhe Shqipërisë siç janë Iljas Pashë Dibra, Ismail Strazimiri, Ramiz Dibra, Ramiz Varvarica (heroi i popullit), Nazif Grazhdani, Sadulla Strazimiri, Nazmi Rushiti (heroi i popullit) e deri tek Mentor Qoku, më të rinjtë Xhelil Gjoni, Sali Stafa, Rakip Dançe, Musa Rama, Verdi Kadria, Drita Strazimiri, deputetët Dine Maqellara, Gani Strazimiri, Abdulla Baftjari, Kimete Goxhi, Ilir Gjoni, Agron Qoku etj.…