… Lexo më shumëKarakteri i fortë, shpirti luftarak, dëshira për t’u pajisur me armë të reja, bëri që shumë çidhnakë të shkruhen vullnetarë për në Shkodër.
Patriotët e Dibrës së Poshtme, nën udhëheqjen e Isuf bej Hysenagollit, ia dolën të mbledhin mbi 4000 vullnetarë, të cilët do t’i shkonin në ndihmë Shkodrës. Në mes këtyre burrave ishin edhe mbi 1000 çidhnakë, të cilët të udhëhequr nga Selman Alia, Llan Kaloshi e Shaban Lusha u rreshtuan me këtë ushtri.
Autor: migaaved
Kujtime për Gani Metën
Sokol Shtrezi m’u vu fort t’i shkruaj ca kujtime për gjyshin e tij nga nana, Ganiun, babën e Lutes. Ke ndejtë shumë me Ganiun dhe keni pas biseda të shumta, më tha. Ai vazhdimisht të kishte në gojë dhe përmendte bisedat që banit me njeni tjetrin. Me njohjen që ke, ma mirë se ti, besoj, askush nuk mund të shkruajë për Ganiun.…
Lexo më shumëHajredin Shehu i shehelerëve të Zerqanit, kleriku dhe atdhetari në gjurmët e të parëve
Veprimtaria e Sheh Hajredin Zerqanit ishte dhe do të mbetet një shembull i lartë patriotik për brezat, në mbrojtje të çeshtjes kombëtare.
Në vend të hyrjes
Ashtu si dhe në jetëshkrimet për Sheh Mustafën e Sheh Sulën e Zerqanit, edhe në realizimin e jetëshkrimit, për Sheh Hajredinin e Zerqanit, jam mbështetur në materiale të shumta dokumentare e historike, në kujtimet gojore të familjes, trashëguar ndër breza, si dhe dokumenteve e dëshmive të marra nga Muzeu i Dibrës, mbledhur e sistemuar me shumë kujdes nga Fadil Shehu, djali i Sheh Hajredinit të Zerqanit.…
QEMAL ÇADRI, një meteor që nuk do të shuhet kurrë
… Lexo më shumëZ.Qemal Çadri, Qytetar nderi i Bashkisë Dibër: Personalitet i spikatur dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e mjekut, që me cilësitë personale, njerëzore, profesionale, ngriti në nivelet më të larta mjekësinë në Dibër e në mbarë Shqipërinë.
Kolegu ynë, Qemal Çadri, ishte një kategori e veçantë njerzore. Aty plekseshin në mënyrë harmonike e nivel të lartë cilësi të tilla si erudizmi, dashuria për shkencën dhe profesionin, modestia e tejskajshme, dashuria për njerëzit, sidomos pacientët që i njihte shpejt, i kuptonte mirë dhe ju shërbente njëlloj, por gjithmonë në një nivel të admirueshëm, jo të arritshëm nga kushdo.
Selim Sula, ambasadori shëtitës i Elez Isufit
Një jetë nëpër odat e Dibrës dhe malet me borë, nëpër qelitë e burgjeve dhe pallatin e mbretit. Një libër i pa shkruar, por që mbushen mijëra fletë me fjalën e mençur dhe alegorinë e këtij studenti që mori diplomën në “Universitetin e Dibrës”.
Nga Shaqir Skarra
Në qoftë se historia ka borxhe për të larë karshi Sllovës, do të mbetet fajtore për jetë.…
Lexo më shumëSabedin Kurti, mjeshtër i rrallë i punës dhe zejeve popullore
Mendja dhe puna, dy shina jete që rrezatojnë jetën dhe vlerat njerëzore. Mendja është xhevahir, puna mineral, që s’e tret dheu; të dyja përbëjnë pozitën a pasurinë më të çmuar, më të ndritur për veten, shoqërinë, për kohën dhe brezat që vijnë.
S’ke se si nuk mediton, apo nuk gjurmon, kur kujton dikë që e ke njohur, që i njeh mendjen, punën a shpirtin qelibar, si i thonë, që i njeh urtësinë e pasionin, njohuritë e virtytet.…
Velo Cfarku, ikja e një njeriu që la emër pas
Më 29 gusht 2020 u nda nga jeta gazetari, publicisti dhe shkrimtari Velo Cfarku. Gazeta i përcjell ngushëllimet familjes.
Ai ishte një kontributor me vlerë në gazetën tonë, duke botuar shkrime, por dhe duke dhënë sugjerime të vlefshme.
Velo Carku ishte një nga lexuesit tanë më të rregullt, i cili shprehej se gazetën “Rruga e Arbërit” e lexoj me laps në dorë”.…
MA DALLGËZOVE SHPIRTIN VELO CFARKU
Ikja nga kjo jetë, që ndërpreu përvjetorin e 65 të martesës
… Lexo më shumëNëna juaj dhe motra jonë e familjes, Naxhija, do të jetojë gjatë në shpirtin tonë. Ajo nuk do të harrohet për bujarinë dhe dashurinë e saj, për urtësinë dhe qetësinë e saj, për fjalën e mirë, mundin dhe punën e palodhur, për gjithë shërbimin në kullën e madhe që ka kryer për gjithë njerëzit e shtëpisë me dekada, për edukatën dhe pastërtinë e saj.
Nuk ka mërgimtarë, anulohet veprimtaria
Marshimet e Rekës së Epërme, i cili është kthyer në traditë, nuk u zhvillua këtë verë për shkak të pandemisë që ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut.
“Takimet e Rekës së Epërme”, një veprimtari e nisur vite më parë, me qëllim rritjen e turizmit dhe njohjen me kulturën dhe zakonet e zonës, këtë vit duket se nuk do të zhvillohet. Faqja e tyre në facebook nuk ka asnjë njoftim për veprimtarinë që është mbajtur më parë në fund të gushtit.
“Për shkak të gjendjes me pandeminë janë ndaluara tubimet e këtij lloji”, thotë Tafë Ameti, nënkryetar i shoqatës për kulturë “Reka e Epërme”.…
Lexo më shumë