Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Pra, ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në këtë kuadër, piktori dibran Zaim Elezi – i njohur me pseudonimin e artit ZAYA – hap një ekspozitë me piktura për kryeqytetin tonë, Tiranë, kushtuar traditës si dhe peizazhit tiranas me rrethina.…
Lexo më shumë