Ekisha të vështirë të shkruaja për Agron Strazimirin, mjeshtrin e cirkut dibran. Ai kishte lënë gjurmë kudo, në gazeta të ndryshme, në emisione televizive, pse jo dhe në libra që i kushtoheshin këtij sporti të bukur dhe këtij mjeshtri të madh. A do të shtoja ndonjë gjë interesante, apo do të përsërisja të tjerët para meje? Nuk u tërhoqa. Në historinë e një mjeshtri të madh si ai gjen plot vlera, që flenë si minerale të pazbuluara akoma, apo të tjera spektakle që ai na dhuron për çdo ditë, javë e muaj.…
Lexo më shumë