Nga ZABIT LLESHI
Lëvizja e Marsit ishte një lëvizje demokratike e progresive që synonte të konsolidonte themelet e demokracisë të hedhura në Kongresin e Lushnjës.
Viti 1921 mbylli nje etapë të rëndëndësishme në historinë e shtetit të pavarur shqiptar. Ai kurorëzoi luftën e popullit shqiptar për ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë të tërësisë së saj territoriale1.
Kriza politike që shoqëroi shtetin e qeverinë shqiptare tregonte për demokracinë e brishtë shqiptare që e shoqëroi me antagonizma të fuqishme shoqërinë shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1921.…
Lexo më shumë
Historia e Skëndebeut apo përmendja e veprave të tij luftarake nuk mund të bëhej pa përshkruar, ku më shumë e ku më pak, nga autorë të ndryshëm aspektet e jashtme fizike apo karakterin e këtij Kalorësi të Madh.…
Në këtë hyrje dua të ju bëj me dije, të dashur lexues, se dëshira ime për të bërë një libër për Dom Nikoll Kaçorrin është e kahershme, mbase njëzet e pesë–tridhjetëvjeçare. Kam jetuar në Lurë me kujtimet për të, me imazhin e tij, me leximet për figurën e tij, me etjen e pashuar për të ditur gjithçka për këtë figurë emblematike të Lurës e të kombit shqiptar.…
Për herë të parë historia e luftës heroike 9-vjeçare të Dibrës kundër pushtuesve serbë bëhet objekt kërkimor në nivel akademik.
Populli dibran e priti me entuziazëm shpalljen e pavarësisë kombëtare, për të cilën kishte luftuar shekuj me radhë. Por gëzimi nga vendimi historik i Vlorës u përzie me një ndjenjë të thellë zemërate kundër okupatorëve të rinj të atdheut. Për më tepër, atë e pushtoi një shqetësim i madh për fatin e mëtejshëm të trevës dibrane, të cilën e lakmonin dy nga shtetet fitimtare të luftës ballkanike – Serbia dhe Bullgaria.…
Me 20 tetor 2021, në një nga sallat e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë u mbajt një tubim organizuar nga Unioni i Shoqatave të Bulqizës (Bulqizë, Grykë e Vogël, Grykë e Madhe, Gollobordë e Martanesh). Veprimtaria kushtuar 100 vjetorit të luftës 9 vjeçare të Dibrës(1912-1921) u mbyllën me një sesion Jubilar me tematikë historike.