Kategori: AKTUALITET
Imam Rushiti i Radomirës
Nga Osman Xhili
Atij i pëlqen ta thërrasin Rushit Radomira dhe pse mbiemri i tij i vërtetë është Ferati. Jo se nuk është fis me emër, përkundrazi. Stërgjyshi i tij, Emin Ferati, ka qenë një nga ato burra që i dolën zot vatanit. As gjakun dhe jetën nuk e kurseu për këtë kauzë të madhe. U vra nga serbët në Ceren të Kalasë së Dodës dhe emri i tij është i përmendur krahas dhjetra dëshmorëve të tjerë.…
Rrugëtim ndër vite me “Sarinën”
Shkolla jopublike “Sarina 2002” feston 20 vjetorin
Nga Shaqir Skarra
Sivjet jo vetëm nxënësit e shkollës jopublike “Sarina”, jo vetëm kolektivi i mësuesve, por edhe vetë prindërit gëzuan së bashku. Dhe tre gëzime në një ditë. Mbyllja e vitit shkollor, mbyllja e maturës me rezultate të mira dhe festa e 20 vjetorit të shkollës jopublike “Sarina”. Njëzet vjet arsim dhe nga viti në vit duke u radhitur si një ndër shkollat më të mira në shkallë vendi.…
Çukitje kujtimesh në petale jetësh që prej gjysëm shekulli
PROVIMI QE I MBUSHI GJYSEM SHEKULLI
Kujtimet janë ujëra të pastra që rrjedhin nën mbulesën e gjetheve të vjeshtës. Edhe këto janë shumëngjyrëshe, formash e të përqafuara njëra me tjetrën. Secila prej tyre vjen nga një nanë që quhesh shkurre dru, bimë barishtore. Ato flenë të qeta, meqenënse ujin e kanë vumun për poshtë. Ai veç i freskon dhe i përkëdhel duke kompozuar muzikën e vjeshtës.…
Lexo më shumëÇmallesh kur kujton vitet…
Nga Destan Rama
Në një ditë të bukur Maj po rrija në ballkonin e shtëpisë sime.Fshatin e kisha, si i thone fjalës, si në pëllëmbë të dorës . Kënaqesha kur shihja atë pamje të bukur natyrore të fshatit tim.Çdo gjë e ka mbuluar ngjyra jeshile.Në mes të këtij gjelbërimi dalloja”Rrugën e Arbërit”e cila bollëron mes për mes fshatit.Ajo s’rrinte e qetë për asnjë minut.Makinat…
Lexo më shumëAdivie Lazri, zonja e hekurt e maleve të Dibrës
Një bust në vendlindje, në Bllatë, në ndarje së Rrugës së Arbrit drejt Dibrës së Epërme dhe Dibrës së Poshtme, në 100 vjetorin e lindjes së ADIVIJE HASAN LAZRIT…
Nga Abdurahim Ashiku
Enjihni ADIVIE LAZRIN?
Brezi im e njeh. Mjafton të shkruash emrin ADIVIJE LAZRI dhe në kujtesë të vjen e gjallë, një grua-burrëreshë, e hekurt në punë dhe në jetë.…
Duert e Nànës…
Meditim për Xhixhen, gjyshen e djemve të mi, Ermal e Arbër, si dhe Nënën e bashkëshortit tim… me rastin e 5 vjetorit të vdekjes.
Nga Kujtime Islami – Saraçi
Dihet që vetëm e sotmja është reale, ekziston, kurse e kaluara dhe e ardhmja nuk ekzistojnë. Kjo s’do të thotë që ne s’mund të flasim apo të shkruajmë për to. Kjo s’do të thotë që ka dhe përjashtime… Për shumë e shumë arsye.…
Rrugës së Arbrit drejt Prizrenit, mes mundimit dhe magjisë
… Lexo më shumë
Kënaqësisë që të japin kilometrat e para të Rrugës së Arbrit, buzë lumit e mes malesh, shpejt ia zuri vendin trysnia që krijohej nga që, për shkak të terrenit rrëshqitës korsia e majtë nuk ishte asfaltuar dhe të duhej të bëje kujdes me makinat që vinin përballë.
Golgota fshihej në bypass-in e Murrizit, ku rruga fare e ngushtë, tejet e perpjetë dhe me kthesa të shumta e dramatike të bënte të ndiheshe se, me makinën mbi supe po ngjitje Rrugën e Mundimeve.
Seta e thyer, dikur një mrekulli natyrore, sot një kaskadë hidrocentralesh
… Lexo më shumëI ndërtuar mbi një monument natyror, HEC-i Seta 4 ka dështuar në prodhimin e energjisë. Krejt ndryshe nga shifrat e fryra në kontratën koncesionare, 4 HEC-et e ngritura mbi lumin Seta kanë arritur të prodhojnë vetëm 0.05% të energjisë së premtuar. Vetë kompania fajëson reshjet e pakta dhe përplasjet e ashpra me banorët, që nuk i kanë lejuar ta përdorin të gjithë ujin.
Dibra, “jastëku” i lagur i Ramës
… Lexo më shumëNuk do ketë më shtëpi të babës apo gjyshit pa fundosur nën ujë, dhe as varre babe, gjyshi nuk do gjeni më: as ju emigrantë dhe as ju që jeni aty e strukeni e nuk flisni sot, për t’ia hedhur surratit të gjitha fjalët boshe të së djeshmes. Dhe as ju që do ngeleni në ato shpata malesh me një mjegullmbledhës përballë që edhe lajthite nuk do ju piqen më, le frutat e perimet e tjera; as për ju s’ka bujtinë e agroturizëm.
Kënaqësisë që të japin kilometrat e para të Rrugës së Arbrit, buzë lumit e mes malesh, shpejt ia zuri vendin trysnia që krijohej nga që, për shkak të terrenit rrëshqitës korsia e majtë nuk ishte asfaltuar dhe të duhej të bëje kujdes me makinat që vinin përballë.