Balluku inspekton rrugën e Arbrit, bën thirrje për respektimin e sinjalistikës

Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara sot në drekë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.

Qytetarët e kanë shpërfillur njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila më 23 nëntor njoftonte se “Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor”.

“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.

Lexo më shumë

Tri arsye pse jam kundër ndërtimit të HEC Skavica

Megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përfitimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me të gjithë palët e interesuara, edhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

Lexo më shumë

29 nëntor, nis qarkullimi i makinave në Rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos përmes bypass-it

Rruga e Arbërit në Xibër, Klos. Foto: Facebook/ Gjoka Konstruksion

Nga Bujar Karoshi

Rruga do të hapet fillimisht deri në Klos. Vazhdon puna në segmentin Ura e Vashës – Qafa e Buallit. Nuk do të lejohet të qarkullojnë makinat e mëdha dhe ato të tonazhit të rëndë.

Më 29 nëntor 2021 rruga nga Tirana në Peshkopi do të shkurtohet shumë. Mbi 70 kilometra rrugë, plot kthesa e trafik, nuk do të jetë më “barrë” për udhëtarët e Dibrës dhe Matit, duke u bërë realitet një ëndërr e vjetër e dibranëve për një rrugë të shkurtër drejt kryeqytetit.…

Lexo më shumë

A do të jetë kalimi në Rrugën e Arbrit me pagesë?

Deputetja e Dibrës Dhurata Çupi Tyli ngre dyshime që rruga mund të jetë me pagesë.

Ministrja e Financave: Nuk ka asnjë parashikim buxhetor aktualisht.

Kur “Gjoka Konstruksion” nuk kishte nënshkruar kontratën për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbrit, në vitin 2017, media shkroi se duke u bazuar në një relacion të Ministrisë së Financave të asaj kohe, Rruga e Arbrit do të ishte me pagesë, me një shumë 4 euro për çdo kalim.…

Lexo më shumë

Disa këshilla për të qarkulluar të sigurt në bypass-in dhe tunelet e Rrugës së Arbrit

Nga Demir Osmani

Siç jeni në dijeni, më 29 Nëntor 2021, do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, një ëndërr e vjetër e dibranëve që po bëhet realitet. Është e kuptueshme dëshira e madhe dhe nostalgjia për shumë qytetarë që në këtë datë dhe në vazhdimësi, do të udhëtojnë në këtë rrugë. Meqenëse kalimi në rrugë do të kryhet përmes bajpasit, për të qarkulluar të sigurtë, për drejtuesit e mjeteve po japim disa rekomandime që duhet ti kenë parasysh dhe ti zbatojnë me korrektesë.…

Lexo më shumë

Debat:
Skavica? “Po” apo “Jo”

Individë apo grupe që janë krijuar deri më tani janë më shumë emocionalë dhe nuk kanë një strategji apo plan veprimi për të kundërshtuar. Falë njohjeve të tyre apo mbështetjes që kanë, apo aksesit në media, kanë bërë edhe ato aktivitete kundërshtuese që janë bërë. Por këto nuk mjaftojnë dhe sigurisht që, përveç zhurmës, nuk kanë ndonjë efekt te politikëbërësi, që është edhe vendimmarrës apo investitori.

Lexo më shumë

“Po Dibrës – Jo Skavicës” bashkon zërat e dibranëve në New Jork 

Më 4 nëntor 2021, dhjetra qytetarë shqiptaro -amerikanë u mblodhën pranë ndërtesës së OKB-së, në Manhattan dhe protestuan për mbrojten Luginës së Drinit të Zi dhe Dibrës nga përmbytja që i shkakton ndërtimi i digës së Skavicës mbi Lumin më të gjatë në Shqipëri, Drini i Zi.

Protesta ishte e organizuar nga aktivistët e komunitetit dibran  në zonën e Tri-Shteshit, (New York, New Jersey, Connecticut), me mbështetje nga organizata “Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare”. 

Lexo më shumë

Kur do të ketë bashkia Dibër tregun e prodhimeve bujqësore?

Prej 30 vitesh Dibra nuk ka një treg të prodhimeve bujqësore. Sot prodhimet bujqësore tregtohen çdo ditë anës rrugës së ish-parkut të makinave. Tregtohet në rrugë, pa standarde dhe po ashtu pengohet qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve. Shkurt: nuk kemi një treg ku të tregtojnë 1000 fermerë, vendi i tregtimit dhe produktet të plotësojnë standardet minimale dhe të parkohen 2000 mjete dhe qytetarët e mjetet të qarkullojnë lirisht.…

Lexo më shumë

Bashkim Rama, ky korife i diplomacisë shqiptare

Nga Arsim Sinani

Ike Bashkim Rama, krenaria e dibranëve

Nga Abdurahim Ashiku

Më njoftoi vajza,
me lot, me dhimbje,
IKU BASHKIM RAMA…
Iku një diplomat,
iku një dibran,
Nga më të mirët,
nga më të pjekurit,
në diplomaci,
nga më të dashurit,
në shoqëri,
diplomat karriere,
profesor universiteti,
lektor,
rektor,
Dibran
me germa kapitale…
E kam parë tek rritej
Bashkim Ramën,
Rrugëve të Brezhdanit,
me babanë e tij Hasanin…
E kam parë kur
ndër të parët,
u ul në shkollën e gjuhëve të huaja.

Lexo më shumë

 100 VJETORI  I  BETEJËS  SË  LAN LURES, 1921 DHE I TËRHEQJES PËRFUNDIMTARE  TË  SERBVE  NGA  TERRITORET  SHQIPTARE 

Ushtria serbe me 8 Dhjetor 1921 u tërhoq në kufirin e përcaktuar prej konferencës së ambasadorëve, në londër dhe i liruen tokat shqiptare të Dibrës. Me 10 dhjetor 1921 fuqit tona kombëtare hynë në diber, peshkopi e në lume si ngadhnjimtarë tue pasë në ballë komandantin e pergjithshëm Elez isufi dhe Kapiten Ali Rizain, dy burra të çmueshem që meritojne çdo nderim për trimëni, burrërine e atdhedashuni e tregueme kurdoherë e veçanarisht gjatë kohës kritike që vazhdoi lufta.

Lexo më shumë
1 22 23 24 25 26 86