Nga Valdrin Vlesha
Në datën 2 dhe 3 mars 2020, në hollin e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli “ Dibër, u hap ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu”. Kjo ekspozitë përmbante piktura, dorëshkrime, libra, revista etj, kushtuar jetës dhe historisë së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbej.
Rrugëtimi i kësaj ekspozite ka nisur fillimish në datën 17 janar 2018 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” me rastin e vitit mbarëkombëtarë “Skendërbej”, dhe nga Prishtina ka marrë rrugën për në qytete të tjera të Kosovës, e më pas është ekspozuar në Ulqin dhe Kroaci.…