Pas disa kthesave që gjarpërojnë në lagjen e Qytetit të Ri në Bulqizë, në këmbët e një pallati të vjetër të periudhës së ish-regjimit komunist, Flora Koçi ka ngritur një barakë prej llamarine ku mundohet të sigurojë të ardhura për veten dhe djalin e papunë, duke shitur mallra ushqimorë dhe kinkaleri.
“Unë isha në dyqan, erdhi një këtu tek kopshti se e kemi afër dhe më tha që burri jot është vrarë dhe po shkon tek spitali,” kujton 57-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.…