Nga Bujar Karoshi
Dhjetëra minatorë të Bulqizës protestuan më 26 janar në Tiranë, në një përpjekje për tu dëgjuar zëri i tyre nga institucionet qeveritare dhe kompania Albchrom. Ata u tubuan përballë Ministrisë së Financave ku bënë edhe njëherë publike kërkesat e tyre. Në një pankartë të madhe kishin shkruar kërkesat kryesore, mes të cilave është negocimi i kontratës kolektive më Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, rritjen e pagë, rishikim të normave të punës, njohjen e vështirësisë dhe vjetërsisë, dëmshpërblim për aksidentet në punë, ndalje presioneve dhe rikthimin e drejtuesve të sindikatës në punë, të pushuar padrejtësisht.…
Lexo më shumë