E njoh që herët, qysh në kohën kur jetoja në fshat e me Liman Hoxhën na ndante thjeshtë një përrua, një përrua i urtë dhe i dobishëm për fshatarët në verë, por në dimër egërsohej e merrte përpara drurë e shkëmbinj, të cilat përfundonin në lumin Drini i Zi.
Limani atëherë ishte djalë i ri, plot ëndrra për jetën nga më të ndryshmet.…