Nga Llesh Ndoj
Kur lexon librin e të nderuarit Qazim Prejsi, titulluar “Katër-Grykët e Dibrës, Vendlindja jonë” (vëllimi i parë dhe i dytë) vetvetiu lexuesit i lind pyetja: Ku e gjenë ky njeri gjithë këtë vullnet e përkushtim për të dokumentuar historinë e një zone që nga lashtësia e deri në ditët e sotme dhe cila është shtysa që e nxit në këtë ndërmarrje, satë vështirë, po aq edhe me përgjegjësi.…
A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën të shtunën (16.04.2022) në qendër të Tiranës dhe marshuan në drejtim të kryeministrisë për të shprehur revoltën e tyre kundër planeve të qeverisë shqiptarë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Dibra ka një monument të madh. Përmasat e tij kanë përmasat e rrethit, shtrihen nga mali i Korabit në malin e Dejës, nga liqenet e Valikardhës në liqenet e Lurës. Monumenti është vepër e krijimtarisë dhe e djersës së popullit dibran. Një bisedë, qoftë kjo e ilustruar më së mirë flet pak për madhështinë e vërtetë të këtij monumenti, Veprave Ujore të Dibrës.…
Një libër me shkrime për disa libra është më pak se secili prej tyre veç e veç dhe më shumë se të gjithë bashkë në kuptimin e informacionit përmbledhës që përcjell. Shkrime të tilla, kur shkruhen bukur, të mësojnë, të japin kanaqësi, të shtyjnë t’ia besosh fatin letërsisë së mirë, domethënë të jesh njeri, siç thotë kritiku franko gjerman Alen Finkielkraut.…
Ikudondodhur, në takime letrare, ceremoni, organizime kulturore; Ilmi Dervishi bie në sy me thjeshtësinë e tij. Me sjelljen e tij dashamirëse plot respekt për të gjithë, duke prezantuar të gjithë të njohurit e tij të tjerëve, me dashuri të madhe, pa intriga, pa ego, por me dëshirën e mirë të njohjes, të promovimit të vlerave.…
Libri “Krojet e këtyre viseve thonë”, me tetë cikle me poezi, i poetit Hysni Bruçi, është një prurje krejtësisht e veçantë dhe mjaft cilësore në botimet me poezi të tri dekadave të fundit. Si njohës i thellë i historisë, kulturës dhe traditës dibrane, vlerat madhore të tyre i reflekton në poezinë e tij, të shkruar jo në një ditë, një vit apo një dekadë, por që në rininë e tij të herëshme të viteve ‘60-’70-të të shekullit të kaluar.…