Tregim nga Ramiz Gjini
Katundi ka atmosferë të zymtë kur qentë që mbahen lidhur me zinxhirë, qajnë me angullimë lirinë e mohuar.
Edhe katundari, – ai që e ka lidhur veten vetëm pas bishtit të lopës dhe tokës, – lëshon me mënyrën e vet angullimat e tij. Ndonëse këto angullima jenë të përsosura nga forma, sepse janë gjuhë njerëzore, përmbajtja është e njëjtë me ato të qenit.…
Është mesi i gushtit. E diel. Dielli përvëlon nga kupa e qiellit. Larg në horizont, atje ku duket se malet puqen me qiellin ka re që sjellin freski e shpresë për shi nga thatësira e zgjatur tremujore. Rrugët e qyteteve dhe të qendrave të banuara gumëzhijnë nga njerëzit e sidomos nga karvanët e makinave. Këto ditë të nxehta gushti i zbukurojnë më tepër autokolonat e gjata të veturave që lëvizin pa mbarim nëpër rrugët e qyteteve tona, kudo nëpër Tiranë e Durrës, në Elbasan e Berat, në Peshkopi e Shkodër.…
Njëmbëdhjet vëllime me poezi për të rritur, katër libra me poezi për fëmijë, pesë libra me fabula e poema, tre me hajke, dy me sonete, një me tekste këngësh, tre libra me përkthime të soneteve të Shekspirit, gjashtë romane dhe dy vëllime me tregime, si dhe tre albume me këngë, padyshim që përbëjnë një bilanc mjaft të pasur të poetit, prozatorit dhe kanautorit të mirënjohur Naim Berisha.…
Në fakt nuk e prisja kaq shpejt ku brenda vitit poetja, tashmë e afirmuar dhe e njohur nga lexuesi i shumtë shqiptarë, për lirikat e bukura dhe plot kolorit, Sulbije Shehu(Tota) do të na jepte si dhuratë librin e saj të tretë me titull “I fola hënës me pika loti”.
Xhafer Martini
Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.