Tregim nga Agron Tufa
Më qëlloi (krejt papritmas) me ndejtë me të… Më thanë të drejtën i druhesha atij takimi, siç na ndodh kur ndeshim përballë një shok ushtrie mbas 30 e kusur vitesh, ndonëse koha e kalueme bashkë ka qenë e pakrahasueshme me askënd tjetër për sinqeritetin, ngushëllimet, trishtimin dhe sfilitjet; për zhgënjimet dhe hidhësitë e një jete pa shpresa, përkundër andrrimeve nën qiellin e natës dyst me yje që shkëlqejnë e kputen honeve të errët; për ngashërimat e heshtuna me kokën e mbulueme ndën batanijet e ashpra ushtarake… Po, por nuk mjaftuakan as këto, se na, prapëseprapë, i bishtnojmë takimit: kthejmë kokën mënjanë, kinse nuk e vemë oroe, kinse jemi t’përpimë prej punës, ndërkohë që vigjëlojmë veshëcurrekë, derisa momenti i takimit të jetë shmangë.…
Pasi ke lexuar librin “KOHERENCË” të autorit Shpëtim Cami – botim i “M&B”, nuk ka se si të mos i bashkohesh vlerësimit të Prof. asoc. Dr. Zamira Çavos, pasi me të vërtetë në të gjen shpirtin dhe veprën e një njeriu koherent me ato çka thotë e bën.
Është një debat i hershëm dhe vazhdimisht ripërtërihet: kush e përshkruan jetën më mirë: historiani, apo shkrimtari? E shtruar kështu në formë pyetjeje, mbase nuk do të tingëllonte dhe shumë e drejtë, realiste, për arsye se historiani dhe shkrimtari janë profesione të ndryshme, se historia dhe letërsia janë disiplina të ndryshme që kanë mënyrat e veta për pasqyrimin e epokave të ndryshme.…
Promovimi e librave “Andrra e qiellit do jetojë” poezi dhe “Radomira jonë” me reportazhe nga vendlindja, të poetit Jahe Delia Selmani, në mjediset e Muzeu Historik Kombëtar, u shndërrua në një festë të librit, ku krahas diskutimeve rreth librave, u lexuan poezi, u kënduan dhe këngë nga këngëtarë të njohur me tekste po nga Jahe Delia Selmani.
Jaho Delia, prej kohësh e ka spikatur veten si poet i afirmuar me zërin e tij origjinal, duke na dhënë një poezi të ngrohtë plot emocione njerëzore, me një verb të thjeshtë ritmik e mjaft të pëlqyeshëm. Në librin e tij të ri, ai i ngrë më lart këto cilësi dhe cilido që do ta lexojë këtë libër do të mbetet i kënaqur, do të ndjejë jehonën e historisë, këngët për trimat e motit, këngët e reja elegjiake për të birin e Jahos, Floranin, Dëshmor i Atdheut, këngët për njerëz të zakonshëm plot virtyte e njëherit edhe një lirikë që thuret përmes vargjeve të çiltëra e me finesë.Si…
Pasi ka marrë më parë titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës (Dekret Nr.11724, datë 17.09.2020), avokat (Liçensë nr.7979, datë 31.10.2014)dhe “Amabasador për paqe” (Dhënë nga Federata Botërore e Paqes Universale), shkrimtari dhe publicisti i njohur Halil Rama, më 21 qershor përjetoi emocionin e marrjes së titullit “akademik”, dhënë nga Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork-SHBA.…
Data 6 maj bëri bashkë një grup jo të vogël njerëzish. Kishin ardhur në Dibër nga anë të ndryshme të vendit, nga Tirana Shkodra, Çamëria, Tuzi, Shkupi, Tetova,Kosova e shumë rrethina të tjera. Natyrisht kishte dhe dibranë, që si vendas, që ishin, i shoqëronin dhe i respektonin miqtë, që na nderonin.Inxhinjeri Munir Hoxha, profesori Hysen Uka, poetesha Miranda Derti e shumë të tjerë e zbukuronin takimin me praninë e tyre.…