Nga Drini Vlesha
Mullirit i Postovirës është një mulli shekullor, i cili ndodhet në luginën e lumit Drini i zi. Ai është ndërtuar fisi Marku nga fshati Vrej (Kukës). Në ndarjen administrative i takon Kukësit, por në jetën shoqërore të atyre anëve, njihej si mulliri që bashkonte Dibrën dhe Kukësin, konkretisht fshatrat nga njësitë administrative Reç në Dibër dhe Arën në Kukës
Mulliri u shërbentë të gjithë banorëve, dhe shpesh herë – tregojnë njerëzit, mullixhiu në disa raste ka shërbyer edhe si shkues.…
Poetët janë një rracë e çuditshme njerëzore, preken e tjetërsohen si me magji, edhe nga një buzëqeshje e luleve në pranverë, edhe nga stina e dimrit e nga dallgët e detit. Një poete të tillë njoh edhe unë, që në fakt çdo ditë i hap portat e ditës së saj me buzëqeshje dhe oshëtima, me dallgë deti e lule vjollcë pranverë, me këngët e shpirtit që nuk rreshtin kurrë nga gurra e madhe dhe e pashtershme e lirikave të saj.…
E ndjej si obligim qytetar që t’ju përcjell respektin tim për nismën me të vërtetë madhore që arritët ta realizoni: 100 vjetorin e betejës historike të Lanë-Lurës dhe 100 vjetorin e vendosjes së kufijve që edhe sot kemi, me veprimtari të gjëra që nga rivendosja e lapidarit të Lanë-Lurës, Konferencës Shkencore në Peshkopi dhe tash të Konferencës Shkencore “100 VJET NGA LUFTA E DIBRËS”, Tiranë, 20 dhjetor 2021.…
Një masë kritike prej 47 xhupash fosforeshentë kishin pushtuar trotuarin pranë RTSH-së. Të ishe pjesë e masës qeshje dhe mendoje eskursionet me shkollën, të ishe i jashtëm i merrje të gjithë për të marrë. Plot migrantë malesh, veshur ngjyra ngjyra, kundra borës dhe shiut që nuk po shkonin në Valbonë, as në Curraj apo në Lurë, po shkonim në Bulqizë.…
Kemi dëgjuar për monografi që fëmijët ua kanë kushtuar prindërve të tyre të njohur në histori për akte patriotike e heriozimi.…
PA FRE
Sabri Allamani po mendonte të fejojë e martojë, vajzën e fundit, Sabrijen. Kishte martuar pesë fëmijë deri atëherë, tre djem dhe dy vajza dhe kjo e fundit do të mbyllte ciklin e martesave . Një rezultat i barabartë, gjithsesi, tre nuse të marra dhe tre vajza të dhëna. Duke qenë dhe vetë mësues, kishte dashur ta shkollojë dhe më tej, por Sabria nuk kishte shkuar më shumë se shkolla e mesme.…