Katundi i qefalinjve dhe kampionëve të botës
Fshati ka burime ujore të konsiderueshme, ndërsa arteria kryesore lumore është përroi i Balgjait, afro 9.2 km i gjatë, që buron nga liqenet akullnajore të sheshit të Balgjait.
Nga Adriatik Balla*
Në gjirin e Bulqizës së Vjetër ndodhet fshati Koçaj, i cili pozicionohet në të majtë të rrjedhjes së Zallit të Bulqizës. Ky fshat ka kufi perëndimor kurrizin e Balgjait, nëpërmjet të cilit ndahet nga pellgu i Matit.…
Lexo më shumë
Fshati ka burime ujore të konsiderueshme, ndërsa arteria kryesore lumore është përroi i Balgjait, afro 9.2 km i gjatë, që buron nga liqenet akullnajore të sheshit të Balgjait.
Dibër, 29 maj – Rruga e Arbrit, e cila u ndërtua nga qeveria shqiptare, ka ndryshuar dukshëm frekuentimin të dibranëve për të kaluar fundjavat jashtë Dibrës.…
Dibra është një rajon me shumë potencial dhe tradita, por me një shoqëri civile jo shumë aktive. Kjo për shumë arsye dhe pa asnjë lënie faji.
14 Marsi- Dita e Verës, Festa Unike e Shqiptarëve.
Brenda këtyre kufinjve, Dushaj kanë një sipërfaqe 20.5 km katrorë, nga të cilat 7.5 km katrorë janë fushorë, luginorë e kodrinorë, pjesa tjetër mal mbi 1000 m lartësi. Territori i këtij fshati nis nga 640 m në jug tek Gurreperkolja e deri në 1988 m në majen e Arithit ne veri. Vetë katundi si vendbanim shtrihet nga 660 m e deri në afro 1000 m, me zgjatje J-V gati 2 km.
Dom Nikollë Kaçorri sa njihte shpirtin luftarak, patriotik e liridashës të lurianëve, po aq njihte mosmarrëveshjet që shpërthenin mes tyre dhe fqinjëve oroshas, që herë-herë merrnin forma të ashpra gjakmarrjeje, që shoqëroheshin me jetë njerëzish nga të dyja palët. Kjo e trishtonte shumë priftin me origjinë luriane dhe nuk mund të largohej prej andej, duke lënë pas një plagë të hapur, që sillte përçarje dhe armiqësi mes shqiptarëve malësorë, në një kohë që duhet të ishin më të lidhur se kurrë kundër një armiku të egër.
Libri të shëtit maleve e lëndinave, majave e kepave, rrjedhave e liqeneve, minierave e gërmimeve për miniera. Duket sikur autori të merr për dore e të thotë: Eja se do të të tregoj diçka, që ti nuk e ke parë dhe do të kënaqesh. Kjo e bën librin, jo vetëm të këndshëm, por edhe shumë të pranueshëm e të pranishëm edhe për dikë që ka më pak dije për gjeologjinë dhe mineralogjinë.
Vajkali është fshat famëmadh e historik në qarkun e Dibrës. Aktualisht përfshihet në njësinë urbane të Bashkisë Bulqizë. Fshati në fjalë shtrihet në pjesën më të sipërme të luginës së Bulqizës, në të dy anët e saj, në lindje të qafës së Buallit, në lartësinë 740-800 m (territori i fshatit shtrihet nga 720 m në zalli tek Pishat e deri në 2101m që është maja e Kreshtës së Balgjait).…