Nga Defrim Methasani
Lutfi Manjani ishte futbollisti dhe mësuesi model, qytetari i devotshëm dhe familjari korrekt, njeriu që përmes punës dha shembullin e duhur për të shkruar emrin e mirë me germa të arta në historinë e një klubi të njohur si Korabi dhe një qyteti, po të tillë, si Peshkopia.
Më 5 janar 2023 zemra e tij ndaloj së rrahuri në SHBA në moshën 88 vjeçare, por ai la pas rrugëtimin e suksesshëm, ku padyshim vitet te Korabi i Peshkopisë në futboll janë kryefjala e kontributit në sport, pa harruar përkushtimin si edukator i brezave të shumtë në cilësinë e ish mësuesit dhe kujdestarit në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” në Peshkopi.…

„Sehr Souverän!“ – Tepër e sigurt. Luiza Gega shpallet kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:11.31, duke shënuar jo vetëm një rekord personal, por edhe një rekord europian.
Gjithmonë kam qenë e lumtur për një vajzë si Luiza, por lajmi kur ajo doli kampione Europe më la pa frymë. Mezi e mora veten nga emocionet. Po ashtu, edhe burri. Edhe pse kishim disa halle me bashkëshortin nëpër spitale, m’u duk se dhimbjet dhe hallet na mbaruan. Telefonat tonë u bënë si central.…
Rinasi ishte zbukuruar si asnjëherë tjetër mesditën e 22 gushtit, kur në aeroport zbriti për herë të parë si kampione Europe Luiza Gega, e cila ia doli të triumfonte në garën e 3000 m me pengesa në pistën e stadiumit olimpik të Mynihut në Gjermani në prani të 70-të mijë spektatorëve. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli dhe mjaft personalitete dhe të ftuar kishin dalë për ta pritur fluturën kuqezi, e cila bëri të mundur të ngrihej dhe të valëvitej flamuri ynë kombëtar dhe të këndohej himni ynë në zemër të Europës.…
Kush është Shpëtim Toska?
Përzhitës ishte dielli dje, e përflakur u bë mbrëmja në Kalanë e Bashtovës.…