Ado të jetë Rruga e Arbërit “projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim”?
Kjo është një pyetje që pritet të verifikohet në muajt në vazhdim. Që nga viti 2005, premtimet në prag ose gjatë fushatave elektorale kanë rezultuar të gënjeshtra, duke rritur mosbesimin edhe këtë herë, në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
Tre kryeministra shqiptare kanë premtuar vazhdimisht se Rruga e Arbërit “fillon” e mbaron brenda mandatit të tyre, por kjo ka rezultuar vetëm një gënjeshtër.…
Ditë: 3 Maj, 2017
7 gënjeshtrat e Kryeministrit të Shqipërisë për Rrugën e Arbrit
Zenel Hoxha vlerësohet me Urdhërin Europian “Kalorës i St George” në Austri
Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Zenel Hoxha është vlerësuar të shtunën në Austri. Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit.(St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve. Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman.…
Lexo më shumëForum i hapur për rrugën e arbrit, organizuar nga grupi i lobimit
Me iniciativën e profesorit të Universitetit të Birmingamit, Dr. Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit online për Rrugën e Arbrit, një forum Forumi i Hapur u zhvillua në hotel Tirana më 17 Prill 2017, me pjesëmarrjen intelektualëve të angazhuar, përfaqësues shoqatash, deputete dhe qytetare…
Debati mbi këtë çështje ishte i hapur dhe i gjithanshëm. U diskutua mbi mënyrat e reja te protestave dhe qëndrimin që duhet të mbajnë anëtarët e shoqërisë civile si dhe firmëtarët e peticionit ne lidhje me premtimet për Rrugën e Arbërit.…
m e d i a | “Rruga e Arbërit”, një zë origjinal në median e shkruar
Gazeta “Rruga e Arbërit” është futur në vitin e 11-të të botimit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka dëshmuar korrektesë me lexuesit dhe bashkëpunëtorët, duke u kthyer në një medium që u ka dhënë zë opinioneve dhe analizave të autorëve të ndryshëm. Lexues jo vetëm nga Dibra, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, si Lezha, Shkodra, Miloti, Durrësi, Tirana etj.,…
Lexo më shumëÇ’kemi asaj Dibre!
Filloi fushata! Nuk prish punë se është para kohe – dhe kundra ligjit, e rëndësishme është se eskavatorët filluan punë… Në Dibër janë parë duke hapur rrugë të reja. Sepse, kjo është fushatë e re, metoda të reja. Dikur shpërndahej një thes miell, sot del në punë një eskavator për një copë rrugë, një vijë kanali ose një grop… fekalesh…
Filloi edhe ajo rruga e madhe… Ajo që njeh vetëm fillime në 25 vjet – çdo fushatë, ndërsa mbarimi s’po i dihet kurrë… Do ta bëjmë llotari: kush gjen mbarimin, fiton 1 milion euro…
Dy herët e fundit ama ka filluar me të madhe.…