Në Shqipërinë verilindore, në qarkun e Dibrës ndodhet një vend, mrekulli e natyrës, që quhet Tërnovë.
Tërnova është një fshat në njësinë administrative të Zerqanit, Bashkia Bulqizë, i cili i ngjan një kështjelle, i rrethuar nga malet, të cilat ngrihen thikë dhe duken si muret e saj dhe në brendësi ndodhen shtëpitë.
Tërnova shtrihet në pjesën veriore të Qytetit të Bulqizës, njëzet kilometra në rrugë tokësore nga qyteti, kufizohet me Zerqanin, i cili është dhe qendra e komunës, me Sopotin, me Valikardhën, me Strikçanin, me Smollikun, me Okshtunin dhe me Martaneshin e Kaptinën në rrethin e Matit, e cila është në kufi me fshatrat e Tiranës e Shëngjergji.…
Ditë: 7 Korrik, 2018
Për librin “Lutfi Ndreu, mësues dhe artist”
Kur dikush, mik i afërt apo një i panjohur që ta njeh sado pak përkushtimin e përvojën dhe sidomos gatishmërinë dhe dashamirësinë për të kontribuar në një proces krijues apo veprimtari vlerësuese, të kërkon të shkruash për një personazh të njohur, e ke të vështirë të kundërshtosh apo, për mirësjellje, të sajosh e të renditësh argumente e pengesa që ta bindësh sado pak porositësin se koha dhe detyrat e përditshme të pengojnë ta kryesh këtë kërkesë.…
Lexo më shumëFaik Bruçi, biznesmeni ku qëndron bashkë suksesi dhe humanizmi
… Lexo më shumëFaik Bruçi në fillim e nisi nga hiçi, në një kohë që mjaft të tjerë e kishin kaluar stadin dhe po konkurronin bindshëm në fushën e biznesit. Kjo nuk e pengonte Faikun vizionar. Moto kryesore e tij ishte gjithmonë: “Fillo me pak, mendo për shumë”. Faiku në fillim kështu e nisi, me pak, por ambicia e tij ishte e madhe, kishte synime për t’u shtrirë jo vetëm në ndërtim, por edhe më gjerë.
Jashar Kurti, shembulli se si suksesi vjen përmes agroturizmit
Sapo kishte mbaruar klasën e tetë, kur u nis udhëve të jetës në kërkim të identitetit të tij. E ndjente që kishte shumë për të dhënë, por nuk e dinte se ku dhe si. Baba Izeri, një partizan i vjetër i luftës, një burrë i mençur, që kishte punuar në shtet e në kooperativë, do të ishte një model frymëzimi dhe pikë orientimi për të.…
Lexo më shumëKujtimet e një pedagogjikasi
Nga Shemsi Manjani
Ndër kujtimet e periudhës shkollore, ato të viteve të shkollës së mesme, si për mësuesit ashtu dhe për nxënësit, janë më të shumtë e më mbresëlënës. Ndodh kjo për faktin se lidhjet nxënës-nxënës, nxënës-mësues kanë një përmbajtje më të pasur e më të qëndrueshme se sa në çdo kategori tjetër të shkollave, përfshirë dhe ato të shkollave të larta, me lidhje e afrim më të zbehtë.…
Lexo më shumëNisin punimet në Rrugën e Arbrit, presidenti i Gjoka Konstruksion deklaron: Punimet mbarojnë për 2 vjet
… Lexo më shumëOpozita kundërshton: “Nuk ka transparencë. Kontrata e rrugës së Arbrit është bërë për interesat e Ramës e jo dibranëve”.
Presidenti i Gjoka Konstruksion: “Pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj, punimet ato do të mbarojnë për dy vite. Projektit fillestar i janë bërë ndryshime thelbësore, duke siguruar një rrugë me standarde europiane. Janë shtuar në projekt edhe dy tunele të tjera në fshatin Fshat duke e bërë rrugën e Arbrit një rrugë me 5 tunele.
Kryeministri në Klos: Gjetëm një projekt që kushtonte shumë më tepër
Është e vërtetë, 550 vjet pas ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit që vjen prej Dibre, për të ardhur në këto fushëbeteja epike të Dibrës, ku u shkrua dhe fati i kombit tonë, shpesh, edhe pse sot shkohet e vihet me makinë, duket sikur shkojmë e vijmë me gomar, sepse rrugët ekzistojnë, por janë në gjendje të mjerueshme.…
Lexo më shumëFesta e qershisë që pret të kthehet në traditë
Qindra vizitorë morën pjesë në festivalin e qershisë. Më shumë se 21 pjesëmarrës zbukuruan me prodhimet e tyre bulevardin kryesorë dhe ekspozuan prodhimet e zgjedhura për këtë panair.
Gëzimi për frytin e parë nuk kalohet pa festë. Ishte ky motivi i grupit të festave të ngritur nga projekti “D2T – Dibra: Turizëm dhe Traditë” pranë Zyrës së Informacionit Turistik, me përfaqësues nga Bashkia, institucionet e tjera të qeverisjes vendore, Organizatat Jo-Fitim prurëse, sektori privat dhe vullnetarë e pasionantë.…
Lexo më shumëDitari i udhërrëfyesit: Marshim gjatë shtegut Korab-Koritnik
Nga Grehans Uka
Të mbash ditar gjatë një udhëtimi me grupe turistësh është një ndër gjërat më interesante dhe e rëndësishme për çdo udhërrëfyes. Më interesant bëhet kur atë e ndan me të tjerët duke iu treguar për përvojën personale dhe të tjerëve. Kjo nxit dhe iu tregon të gjithëve një mënyrë për të përjetuar natyrën.
Dita e parë, 12 qershor 2018: Maqellarë – stanet e Hinoskës
Me grupin që do të shoqëroja u takuam në Maqellarë, dhe ecjen e filluam në orën 9:30 nga Grezhdani, një fshat historik, 700 m mbi nivelin detit.…
Lexo më shumëRafting në Dri, potenciali i fshehur i turizmit në Dibër
Ky aktivitet kishte si qëllimin kryesor të ndërgjegjësojë komunitetin dhe qeverisjen vendore mbi problematikat që shkaktojnë hedhja e mbeturinave në degëzimet kryesore që derdhen në lumin Drin.
Rreth 25 të rinj dhe të reja nisën më 30 qershor 2017 një lundrim në Dri nga Podgorci, 500 m mbi urën e Topojanit deri në Luzni, në një përpjekje për ta kthyer lundrimin në Dri në një sport që do të thithë më shumë turistë në të ardhmen.…
Lexo më shumë