… Lexo më shumëShaban Sinani, më 21 shkurt 2020, përmes një procesi votimi nga anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave, u zgjodh Akademik me të drejta të plota.
Ky zgjedhje kaloi përmes një procesi të fshehtë votimi, ku ai mori 34 vota pro, një kundër dhe një abstenim.
Disa ditë më parë ai zgjodh edhe në detyrën e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave.
Ditë: 6 Mars, 2020
Jeta në Bulqizë mes vdekjeve në miniera dhe padrejtësisë
Pas disa kthesave që gjarpërojnë në lagjen e Qytetit të Ri në Bulqizë, në këmbët e një pallati të vjetër të periudhës së ish-regjimit komunist, Flora Koçi ka ngritur një barakë prej llamarine ku mundohet të sigurojë të ardhura për veten dhe djalin e papunë, duke shitur mallra ushqimorë dhe kinkaleri.
“Unë isha në dyqan, erdhi një këtu tek kopshti se e kemi afër dhe më tha që burri jot është vrarë dhe po shkon tek spitali,” kujton 57-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.…
Mbështetja për blegtorinë e imët, mundësi zhvillimi
Projekti “Menaxhimi i fermave blegtorale,qendrueshmeria dhe sipëmarrja nga te rinjtë – Bashkia Dibër” , financohet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.…
Lexo më shumëKënga dibrane jehon në Korfuz…
Dibranët në ishullit të bukur grek kanë bërë emër të mirë me punë, djersë, ndershmëri e sakrifica…
Në Korfuz në fakt nuk ishte hera e parë që shkoja, por këtë herë kishte një tjetër qëllim udhëtimi. Së bashku me mikun tim Musa Riçku, njëherësh nënkryetar i LID dhe bashkëshorten e tij Hasien, ishim të ftuar në një mbrëmje të bukur dibrane në një qytet buzë detit, në Sidar, ku jetojnë shumë dibranë së bashku me familjet e tyre.…
Lexo më shumëLura dhe feja, disa përkufizime
1 . Ajo që quhet nga tallavaistët e historisë si “harmoni fetare” apo “tolerancë fetare” është togfjalësh pa kuptim.
Lura nuk është Jeruzalemi dhe çështja se si do ta lëmë punën e Biblës me Kuranin, apo të katolicizmit me muslimanizmin nuk vendoset, as nuk vlerësohet në Lurë. Pra, ka qenë e është punë e feve katolike dhe muslimane, jo e lurasve.…
Ndërron jetë Veli Bici, Doktor i Shkencave Filologjike
Në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave Veli Bici u inkuadrua shumë shpejt në jetën shkencore në fushën e terminologjisë. Ai ka marrë pjesë si gjuhëtar në komisionet e hartimit të fjalorëve terminologjikë, në hartimin e disa veprave të rëndësishme të leksikografisë terminologjike. Ai ka bashkëpunuar në hartimin e një vargu fjalorësh terminologjikë të fushave të ndryshme, përfshirë edhe ato të terminologjisë ushtarake.…
Lexo më shumëDetyrimi
Në sistemin socialist, taksat bujqësore, quheshin detyrime. Me siguri, ky term i ri, ishte një huazim që si shumë të tjerë, hynë në gjuhën shqipe dhe e “pasuruan” atë me fjalë të “reja” që për të gjetë kuptimin e tyre, u bë i domosdoshëm fjalori.
Në vitet `50, për bujqit, u dekretua një detyrim shtesë mbi tokën. Në fakt ai ishte blegtoral dhe përfshinte mishin, leshin dhe vezët.…
Lexo më shumëVendi i Dibrës në Kongresin e Lushnjës
Kur flasim për Kongresin e Lushnjës (janar 1920) kemi parasysh ngritjen e shtetit të parë shqiptar, shtetit kombëtar. Kjo e bën rëndësinë e kësaj ngjarjeje të pakrahasueshme me simotrat e saj dhe e klasifikon atë si më të madhen në historinë e shqiptarëve. Që këtej, pyetja sugjestionuese: Kush e bëri atë Kongres? Përgjigja edhe më sugjestionuese dhe paksa provokuese: Nisesos Kongresi i Lushnjës ka qenë vepër e Zogut, vepër e përkryer e Ahmet Zogut, e kurrkujt tjetër.…
Lexo më shumëRamiz Lela, drejtuesi i suksesshëm i arsimit
Njerëzit jetojnë në kohë dhe ecin bashkë me kohën. Kohën e bëjnë njerëzit; ata e përcaktojnë dhe i japin jetë kohës, por koha i formon, i njeh, i provon, i çmon dhe i vlerëson njerëzit. Nuk është thjeshtë fat, por është fakt që, vetëm me meritën e tij dhe vetëm për meritën e tij, Ramiz Lela, edhe tani që është në pension, ai është në kohë, është i respektuar dhe dinjitoz, më i respektuar dhe më dinjitoz se vetë koha.…
Lexo më shumëMysafir i ri në çadër
Me 6 qershor të vitit 1980 erdhi në ekspeditë apo ekip një mysafir i ri, stazhieri Alban (Ahmet) Çollaku. Ishte student në vit të dytë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave në Tiranë. Me banim ishte nga fshati Sllatinë i Sllovës së Dibrës. Fshati i tij ka një histori të madhe, për të cilën poeti i këngëve patriotike dhe shumë gjinive të tjera letrare, i pavdekshmi Naim Plaku, ka shkruar një libër për të, ndaj këtu nuk kam çfarë të shtoj.…
Lexo më shumë