Shënime për një qytetar të thjeshtë të qytetit tim…
Dhe një dokument i rrallë -1946
Ata ishin dy vëllezër, Musai dhe Abazi, me rrënjë jetese shekullin XIX.
Musai la pasardhës Abdullain, Hatijen, Shemsiun, Ismailin dhe Verën…
Abazi la pasardhës Remen, Hajriun dhe Sulën…
Bedrika, bashkëshorte e Musait dhe Terja, bashkëshorte e Abazit deri pas viteve ’60 kanë qenë qytetare të respektuara të Peshkopisë si motra…
Hajri Hoxha, kushëri i parë i Abdullait, në kujtimet e tij (në dorëshkrim) përcjell një pamje të gjerë të kohës dhe rrënjëve të gjakut të tyre në Dibër…
Ai shkruan: “Me qindra familje nga Dibra e Madhe u detyruan që më 1913 e deri në 1922 të linin vatanin e të gjenin mikpritjen tek vëllezërit e tyre në Shqipëri vëllezër që hapën portat e tyre me zemrën bujare me çfarë kishin: bukë e kripë e strehim duke mos u marrë as edhe një cent qira, familje që në muajt parë e shtronin bukën së bashku në sofrën e tyre.…
Lexo më shumë