Kur hidhet baltë mbi të kaluarën, e sotmja dhe e nesërmja gjenden në udhëkryq

Nga Gëzim LOKA

Sot, brezat e rinj dhe të moshuar, fëmijët, gratë dhe burrat e këtij vendi përjetojnë një krizë të madhe, që buron nga plagët e këtij sistemi, që e ka në minimum shkallën e reagimit dhe mbështetjes humane dhe në maksimum etjen e shfrenuar për fitime të atyre që janë në krye të kupolës politike e shtetërore.
Shoqëria shqiptare postkomuniste, për fat të keq, është zhytur në një krizë të thellë morale e politike, e cila vjen gjithnjë duke u thelluar dhe duke zvogëluar përmasat e vlerave të traditës, të punës e respektit njerëzor.…

Lexo më shumë

Drini është pasuri e Dibrës, pasuri e Shqipërisë

Pamje nga protesta para selisë së OKB. Foto: citizens-channel.com

Më 23 mars 2023, në New York, përballë zyrave të OKB, mbahet një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

“Gjatë qeverisjes time nuk është ndërtuar Skavica, pasi nuk pranova asnjë projekt që shkaktonte përmbytje”, tha Berisha në Peshkopi më 1 prill 2023. Duke akuzuar qeverinë se po angazhohet të ndërtojë një projekt të hartuar në kohën e Enver Hoxhës, ai theksoi se “Skavica është një aferë korruptive”.

Lexo më shumë

Bardhyl Muça e djemtë, një histori suksesi në Bllatë të Dibrës

Një grup turistësh përpara hotelit

Sukseset e tyre në bujqësi, blektori, hoteleri dhe shërbimet turistike, është një dëshmi se agroturizmi ka të ardhme dhe se ky vend nuk duhet braktisur, pasi ofron plot mundësi për të jetuar

Kur njerëzit po i pakësojnë dita-ditës blegtorinë, kur të rinjtë gjejnë dhera të huaj për të jetuar, këta djem të mrekullueshëm, po bëjnë të kundërtën. Përcjellin mesazhin se ky vend nuk duhet braktisur, se afron plot vlera e mundësi për të jetuar.

Lexo më shumë

Shoqëria e klikimeve ose 11 minuta e 42 sekondat e Sodomës

A i keni parë të ashtëquajturat “emisione bamirësie” ku në këmbim të një shtëpie, fatkeqëve të këtij kombi u duhet të ngashërehen në lotë përpara kamerës, të demonstrojnë se si e hanë krodhen e bukës me vaj dhe sheqer; si flenë në të ftohtë, me batanije të leckosura nën çatinë e kasolles që po i zë përfund?!

Për hir të klikimeve, publikut shqiptar i janë servirur prej dekadash sherre familjare për çështje pronash tek “shihemi në gjyq”, “manuale” për rrëmbime, përdhunime dhe vrasje me strategji të detajuara pa kursyer as fëmijët.

Lexo më shumë

“Pasha Shqipërinë time zemrake”

Qendresa në Kullën e Manukës qe preludi i Kryengritjes së Madhe Çlirimtare të Dibrës më 15 gusht 1920 kundër Serbisë imperialiste i militariste. Me një sulm rrufé, brenda një dite, dibranët e vunë para ushtrinë serbe dhe e hodhi atë përtej Dibrës së Madhe.

Në historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe nuk ishte parë ndonjëherë një masivitet i tillë me ritme të larta për ngritjen e një sistemi të tërë shkollor, shtrirjen e tij në të gjithë vendin për zhvillimin e arsimit e të kulturës.

Lexo më shumë

Arrestohen kryetari dhe disa drejtues të Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender për kanalizimet

SPAK ka zhvilluar përgjime gjatë kësaj periudhe dhe ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për kanalizimet. Mësohet se së bashku kanë udhëtuar jashtë vendit me makinë. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, që është mes të arrestuarve për abuzim, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por kanë arritur ta bindin që të kthehej.

Lexo më shumë

Kalaja e Zhugjërit dhe Zhugjeri i Historisë

Janë këto themele të kalasë, bashkë me malet e larta për rreth, që na bëjnë krenarë me historinë e të parëve tanë, që s’u përkulën kurrë përballë pushtuesve osmanë e, më vonë, atyre serb.

Nga Kujtim ÇERPJA

Kushdo që jeton në ketë botë ka një dëshirë, ka një kujtim apo një mall që në moment të caktuara e shfaq në forma të ndryshme dhe e lidh atë me ngjarje e sekuenca jete në periudha kohe të caktuar.…

Lexo më shumë

Dita e verës në krahinën e Grykës së Madhe

Nga Lavdrim Beqiri, Strikçan

14 Marsi- Dita e Verës, Festa Unike e Shqiptarëve.
Dita e Verës (Ditëverja) është një festë pagane, unike e shqiptarëve, e lindur para krishtërimit, që festohet vetëm në Shqipëri!
Origjina e Festës i ka gjurmët në Tempullin e Zanës së Malit, të ndërtuar pranë lumit Shkumbin, në Elbasan.
Zana ishte Perëndesha e Gjuetisë së Pyjeve dhe mbarë natyrës dhe dilte vetëm më 14 mars, për Ditëvere, e cila kombinonte me 1 marsin allaturka, që shënonte fillimin e stinës së verës, sepse në atë kohë njiheshin vetëm 2 stinë, 6 muaj verë e 6 muaj dimër!…

Lexo më shumë

Vlerësime / Adem Bunguri anëtar i Akademisë së Shkencave

Zgjedhja e Prof. Adem Bunguri si anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave është pritur mirë nga opinioni publik. Disa prej komenteve vlerësuese për profesorin, të shkruara në faqet zyrtare në facebook të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gazetës Rruga e Arbërit, i përcollëm për lexuesit numrin e kaluar. Dy vlerësimet më poshtë, nga profesor Hajri Shehu dhe piktori Zaim Elezi, të ardhura përmes postës elektronike të gazetës, po i përcjellim për lexuesit më poshtë:

Prof.

Lexo më shumë

Dushaj – katundi i kullave, bujarisë dhe natyrës piktoreske

Brenda këtyre kufinjve, Dushaj kanë një sipërfaqe 20.5 km katrorë, nga të cilat 7.5 km katrorë janë fushorë, luginorë e kodrinorë, pjesa tjetër mal mbi 1000 m lartësi. Territori i këtij fshati nis nga 640 m në jug tek Gurreperkolja e deri në 1988 m në majen e Arithit ne veri. Vetë katundi si vendbanim shtrihet nga 660 m e deri në afro 1000 m, me zgjatje J-V gati 2 km.

Lexo më shumë
1 2