Nga Fitim Dika
Shpesh diaspora e Dibrës e ka të vështirë të vijë në Dibër, veçanërisht kur ata qëndrojnë pas disa dekadash larg vendit të origjinës. Kanë ndryshuar shoqëri, punë, mentalitet dhe shpesh e kanë të vështirë të përshtaten me të renë që sjell koha. Kjo bëhet edhe më e vështirë për fëmijët e dibranëve që kanë lindur në ‘vend të huaj’.…

“Më pëlqejnë shumë këngëtarët që kanë kënduar këngët e mia, por nuk më pëlqejnë kur thonë se po e këndoj këtë këngë sepse është këngë e popullit. Këto artistë duhet ta dinë se edhe në atë kohë kur këto këngë kanë mbetur të popullit, ka pasur emra të përveçëm sepse dikush i ka krijuar tekstin dhe muzikën. Kështu që këta artistë duhet të kenë respekt për krijuesin e këngës”.…
Basir Bushkashi është një poet liriko-filozofik në dritën e shpirtit njerëzor, ku çmon njeriun, virtytet me nota prekëse dhe qëndis një verb komunikues. Vargjet e tij janë të frymëzuara, me detaje që reflektojnë një këndvështrim human, duke qëmtuar nga jeta, çaste, zbulime, meditime, kujtesë e mall. Ai është poeti që do dhe entuziazmohet nga bukuria e jetës dhe në shpirtin e njeriut gjen blerim e mirësi.…
Kujtim Domnori lindi në fshatin Allejbegi të rrethit të Dibrës më 17. 05. 1947. Babai i tij Jahja Domnori, në vitin 1946 u emërua krye-mësues në shkollën e fshatit Alejbegi. Në dhjetot të këtij viti ai solli në fshat bashkëshorten e tij shtatzëne, Naxhijen dhe vajzën 5 vjecare Pertefen.
Profesori Xhetan Strazimiri u nda nga jeta më 28 qershor 2023. Ai u lind më 1939 në fshatin Pocest të Maqellarës në një familje me tradita të larta patriotike. Xhetan Strazimiri është pinjoll i familjes së të madhit Ismail Strazimiri, një veprimtar i shquar dibran që bëri emër në kohën e Pavarësisë dhe që është partizani më i vjetër i Dibrës dhe dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare.…
Ansambli folklorik i Dibrës, “Përparim Tomçini”; Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Ansambli Artistik “Lura” nga Londra paraqiten këngën dhe vallen folklorike të Dibrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, rikthyer pas 8 vitesh ndërprerje. Grupi i Bulqizës mungoi në Gjirokastër